Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:22 Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda të regjistruara gjatë së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vetting-u në politikë, Basha: SPAK të hetojë çdo deputet, kryebashkiak, ministër dhe Ramën

Politikë E hënë, 18 Tetor 2021 16:17
Vetting-u në politikë, Basha: SPAK të hetojë çdo deputet, kryebashkiak, ministër dhe Ramën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat, tha se një ndër prioritetet e selisë blu është Vetting-u i politikanëve. Po ashtu Basha theksoi se PD-ja do të depozitojë amandemantet kushtreuesue për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

”I uroj punë të mbarë Komisionit Hetimor për 25 prillin në zbardhjen e kësaj masakre si një parakusht në kthimin e vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit, që lidhet me mirëqenie, me rrogat e shqiptarëve me fatet dhe sigurinë.

Grupi i PD ka miraruar sot vendimin për të depozituar amandemantet kushtetuesue për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, amendamentin për Vetting-un e Politikanëve, është një qëllim legjitim dhe respektojnë edhe kërkesën për propocionalitet.

SPAK të marrë përsipër evidentimin një për një të çdo deputet, kryebashkiak, ministër, kryeministrin, për lidhjet me krimin, pasuritë, për personat vetë, familjarët dhe ortakët e tyre, Dhe hapja e rrugë së reformës territoriale”.

Prononcimi i plotë

Pyetje: Zoti Basha, çfarë garancie keni ju që paketa e ndryshimeve kushtetuese për vetingun në politikë do të pranohet, pasi në vitin 2018 shumica e socialistëve as që e mori në konsideratë nismën tuaj duke thënë se bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit?

Lulzim Basha: Është pikërisht Komisioni i Venecias ai që ka shtruar rrugën tashmë dhe e ka bërë të qartë se në cilën rrugë duhet ecur. Ka thënë po kështu që Shqipëria në kushtet kur ndodhi në 2018 e jo më tani që është dhe më keq, e ka të domosdoshme vetingun e politikanëve, pra bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias që është i shkruar, është në faqen e Komisionit të Venecias, është në anglisht, mesa di unë dhe në shqip por të paktën në anglisht po. Ne kemi hartuar amendamentet kushtetuese në perputhje të plotë me opinionin e Komisionit të Venecias.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pyetje: Vetingu i politikanëve përfshin edhe vendime përtej Shqipërisë, pra persona non grata duhet të jenë pjesë e politikës?

Lulzim Basha: Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike në momentin e depozitimit, se vetingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullor, nga socialistë dhe demokratë, nga njerëz të thjeshtë të këtij vendi, nga të gjitha shtresat, nga elita, nga të rinjtë, nga studentët, që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, një politikë me politikanë të cilët arrijnë të përligjin çfarëdo pasurish kanë. Pra jo një politikë të lidhur me krimin e organizuar siç kemi sot dhe të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë dot të ardhurat dhe pasuritë e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetje: A do bini në konsensus për zgjatjen e afateve të Vettingut?

Lulzim Basha: Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptarëve. Asnjë nga këto tre çështjet që përmenda, nuk është një favor ndaj Partisë Demokratike, apo ndaj opozitës. Po të ishte për çështje pragmatike, ka shumë çështje të tjera që do të çonim të parat. Por ne e kemi thënë, unë e kam thënë, e përsëris edhe sot: jemi aty në atë Kuvend, edhe pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, me një dhe një qëllim, që me fuqinë që na dhanë shqiptarët, që se ndali dot masakra zgjedhore, ndonëse ndali ndryshimin, të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë, legjitimitetit, pa të cilin nuk mund të ketë as mirëqenie, as punësim, as luftë kundër varfërisë, as ndalje të emigracionit të të rinjve. Dhe për këtë arsye ne do të çojmë përpara agjendën tonë të këtyre ndryshimeve që u shërbejnë shqiptarëve. Këto janë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, jo për Partinë Demokratike.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Pyetje: Zoti Basha, a është ndryshimi i sistemit zgjedhor, pjesë e amendamenteve kushtetuese të Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Padiskutim, kthimi i ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut është një hap i kësaj pakete, sikundër Komisioni Zgjedhor i cili do të formohet pas depozitimit të kërkesës tonë, ka për detyrë pastaj që në konsultim me shqiptarët, të shtrojë rrugën përpara për gjithë çështjet e tjera që kanë të bëjnë edhe me sistemin zgjedhor.

Pyetje: Zoti Basha, vettingu i politikanëve është një kërkesë që demokratët e kanë vendosur si kusht për të plotësuar ndaj socialistëve, përderisa ata do t’u kërkojnë sërish votat për çështjen e vettingut, për zgjatjen e afateve…

Lulzim Basha: Nuk bëjmë Pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, do të thotë nuk ka mirëqenie, nuk ka zhvillim, por ka vetëm emigracion, papunësi, varfëri. Është çështje e shqiptarëve, jo e Partisë Demokratike, s’mund të jetë çështje pazari. Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës, nga personat që kanë lidhje me krimin e organizuar apo janë të korruptuar. Është interesi më i mirë i shqiptarëve, nuk është çështje thjesht e Partisë Demokratike. Reforma territoriale është çështje e shqiptarëve, nuk është çështje thjeshtë e Partisë Demokratike.

Pyetje: Zoti Basha, ju deklaruat se këto amendamente i keni kaluar sot në mbledhje, por a nuk duhet t’i diskutonit më gjatë me deputetët? I referohem edhe deklaratës së zotit Spaho, i cili theksoi në mbledhje që këto amendamente duhet të diskutohen edhe në forumet e partisë?

Lulzim Basha: Praktikat që Partia Demokratike ndjek për çështje të propozimeve ligjore, janë të mirëkonsoliduara dhe të mirënjohura nga gjithkush. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 4 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.