Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vokshi: Me urdhër të Ramës, Kuvend fsheh dy shkresa me vlerë të firmosura nga deputetët e PD

Politikë E diel, 17 Dhjetor 2023 14:15
Vokshi: Me urdhër të Ramës, Kuvend fsheh dy shkresa me vlerë të firmosura nga deputetët e PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e grupit të Berishës në PD, Albana Vokshi, denoncoi këtë të dielë atë që ajo e konsideroi një skandal në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas saj, me urdhër të Edi Ramës, janë fshehur për një muaj të tërë, dy kërkesa të firmosura nga katër deputetë të Partisë Demokratike. ”Kjo tentativë mjerane e Ramës për të fshehur shkresat e penguar informacionin, nuk e shpëton dot Edi Ramën. Drejtësia e vërtetë, vonon por nuk harron”,-tha Vokshi.

Deklarata e plotë

Në datë 17 Nëntor, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, dhe Albana Vokshi në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion informacioni i plotë dhe i detajuar nga dy institucione:

Nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), në lidhje me të gjithë Deklarimet ndër vite të z. Edi Rama si dhe të gjithë personave të lidhur me të, përfshirë znj. Rea Xhillari. Nga Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë kërkuar procesverbalet, materialet mbështetëse dhe vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) të zhvilluara 15 janar – 1 korrik 1996. Neni 8 i Ligjit “Për Statusin e Deputetit përcakton: 1. Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore. 2. Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Praktikisht informacioni nga institucionet duhet te ishte vënë në dispozicion brenda datës 2 dhjetor. Pas insistimit nga ana jonë për të marrë përgjigjet e shkresave, pas sorrollatjes sa në një zyrë në tjetrën, dje zbuluam skandalin që shkresat, pasi i kisha protokolluar personalisht, ishin mbajtur të fshehura në sirtar në Kuvend pa u dërguar asnjëherë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pengimi, me urdhër të Edi Ramës, i dërgimit të shkresave dhe marrjes së informacionit është një tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit. Kanë qenë më qindra rastet e refuzimit të përsëritur të informacionit nga ana e Ministrave, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, krerëve të disa institucioneve, që e ka bërë shpesh të pamundur trajtimin e disa prej problematikave të mprehta në Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj. Detyrimi kushtetues për të dhënë informacion për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, është me natyrë prioritare për shkak se ka të bëjë me përmbushjen e një funksioni kushtetues të Kuvendit, siç është funksioni i kontrollit parlamentar. Për pasojë, pengimi i qëllimshëm i kësaj të drejte të opozitës, përbën akt minimi ndaj autoritetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe si i tillë është një akt thellësisht antikushtetues dhe që duhet të sjellë përgjegjësi politike dhe disiplinore.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 16 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 16 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Çdo shqiptar e ka të qartë se kush është urdhëruesi i kësaj shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe ligjit të statusit të deputetit!! Edi Rama i cili, në rasti e shkresës së parë, ILDKP, kërkon të fshehë faktin tashmë të denoncuar nga PD që ai, Edi Rama është ne shkelje penale, pasi për vite me radhë ka refuzuar të deklarojë si pjesë e deklaratës së tij të pasurisë, edhe pasurinë e thjeshtrës së tij. Këtu po ju paraqesim deklaratat e pasurisë të Edi Ramës, që nga viti 2010. Çdo qytetar mund të vërtetojë që Edi Rama ka shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur, e duhet në ndiqet penalisht.

Nga ana tjetër, me anë të fshehjes së shkresës së dytë, Edi Rama, kërkon të mbulojë faktin e një procesi të porositur dhe vendimi te montuar ndaj kryetarit të PD z. Sali Berisha, nga një gjyqtare e cila ka marrë një vendim antikushtetues, duke qenë në konflikt të plotë interesi. PD disponon kopje të vendimit të shkarkimit të Gjyqtares Irena Gjoka në 1996 nga KLGJ, në kohën që kryetar i KLGJ ishte Presidenti i asaj kohe z. Sali Berisha.

Gjyqtarja Gjoka, jo vetëm kërkoi dorëheqjen nga çështja, por në të kundërt, shkeli kushtetutën, shpërfilli parlamentin dhe rolin e tij dhe mori vendimin për heqjen e disa lirive z. Sali Berisha pa autorizimin e institucionit më të lartë në një republikë parlamentare, Parlamentit. Jo më kot kushtetuta e vesh deputetin me imunitet, për ta mbrojtur nga sulme të tilla, e për ta mbrojtur në detyrën dhe funksionin që ata bazuar në kushtetutë, duhet të kryejnë në shërbim të interesave të Qytetrëve.

Kjo tentativë mjerane e Ramës për të fshehur shkresat e penguar informacionin, nuk e shpëton dot Edi Ramën. Drejtësia e vërtetë, vonon por nuk harron.

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 6 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 8 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.