Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: E ardhmja e presidentit Biden, zonjës Harris dhe Amerikës

Politikë E martë, 23 Korrik 2024 18:16
Zëri i Amerikës: E ardhmja e presidentit Biden, zonjës Harris dhe Amerikës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendimi i presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale u ndje në Shtëpinë e Bardhë dhe më gjerë, duke lënë pas paqartësi për emërimin e kandidatit zyrtar demokrat. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë ndodh tani në politikën amerikane, pas vendimit të presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale? Deri të hënën në mëngjes, duket se gjithkush kishte një teori të tijën. Por fillimisht, disa refleksione nga e kaluara nga personi që po shfaqet tashmë në qendër të vëmendjes. Të hënën, nënpresidentja Kamala Harris doli për herë të parë në publik që nga njoftimi i presidentit. Ajo organizoi një aktivitet për atletë të kolegjeve në Shtëpinë e Bardhë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Ajo tha se presidenti Biden po “shërohet me shpejtësi”. Ai është izoluar për shkak të COVID-it në shtëpinë e tij në Dellauer dhe nuk është parë në publik që javën e kaluar. “Trashëgimia e arritjeve të Joe Biden-it gjatë tre viteve të fundit është unike në historinë moderne. Me një mandat, ai ka tejkaluar tashmë trashëgiminë e shumicës së presidentëve që kanë shërbyer për dy mandate”, tha nënpresidentja Harris.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por kritikët republikanë vënë në pikëpyetje nëse ai duhet të qëndrojë në detyrën e presidentit. “Nëse të gjithë pranojnë se ai nuk është në gjendje të bëjë fushatë, atëherë është e qartë se ai nuk mundet ta drejtojë vendin”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. Mbështetësit janë më optimistë dhe zyrtarët kryesorë demokratë po përkrahin zonjën Harris.

“Kam besim të plotë se mund ta mundë Donald Trump-in. Jam shumë i gëzuar që njerëzit po bashkohen me shpejtësi në mbështetje të saj”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff. Atëherë çfarë do të ndodhë më pas? Analistët paralajmërojnë ndaj besueshmërisë së parashikimeve politike. “Studimet tregojnë se ekspertët politikë bëjnë parashikimet më të këqija. Prandaj do t’i merrja me kujdes ato që thotë dikush si unë”, thotë Peter Loge, ndihmës profesor në Universitetin “George Washington”.

Historianët e kundërshtojnë idenë se një kthesë e tillë ngjarjesh mund të shkaktojë paqëndrueshmëri. “Mendoj se Shtëpia e Bardhë është një makineri shumë më e madhe se vetë presidenti. Praktikisht ai do të jetë një president në largim. Kemi patur të tillë presidentë në të shkuarën dhe nuk përbën vërtet problem apo ndonjë rrezik të tmerrshëm”, thotë Thomas Schwartz, profesor në Universitetin Vanderbilt.

Dhe disa analistë thonë se në një mënyrë kjo i bën këto zgjedhje më të thjeshta. “Do të ketë një ndarje të përgjegjësive. Ai do të jetë presidenti. Kamala Harris do të jetë kandidatja dhe kjo e bën më të lehtë për të dy, pasi secili ka një punë të veçantë”, thotë studiuesi William Galston, nga Instituti Brookings. Kjo na sjell tek pikëpyetja më e madhe të cilës vetëm votuesit amerikanë mund t’i japin përgjigje: Kush do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë për katër vitet e ardhshme? /VOA/

Etiketat e lidhura

HarrisJoe BidenUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 43 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 56 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 1 ore

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 1 ore

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.