Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës dhe BIRN godasin kryeministrin për mungesën e lirisë së medias

Editorial
E premte, 24 Shtator 2021 19:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zëri i Amerikës

Rënia e Shqipërisë me 7 vende në klasifikimin e organizatës “Reporterët pa kufij”, e cila publikoi raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias në botë, u shoqërua me reagime të ndryshme në Tiranë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Presidenti Ilir Meta u shpreh se kishte “përcjellë me shqetësim të thellë përfundimet e raportit për regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias”. Sipas tij, rënia në klasifikim “dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve”.

Swiss Digital

Presidenti theksoi se “në mënyrë të përsëritur kam dënuar me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit”, duke shtuar se “sërish apeloj me forcë që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre”.

Ndaj vlerësimeve të raportit reagoi dhe Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Albana Vokshi. “PD ka denoncuar, prej kohësh, situatën alarmante të lirisë së medias në Shqipëri. Pa media të lirë nuk ka transparencë dhe llogaridhënie të qeverisë, nuk ka informim të publikut, rrjedhimisht nuk ka zgjedhje të lira. Media e lirë është kushti i panegociushëm për hapjen e negociatave”, vuri në dukje zonja Vokshi sipas së cilës, për rënien e Shqipërisë në klasifikim “është parë si përgjegjës kryesor kryeministri Edi Rama. Ai ka vënë nën kontroll shumicën prej mediave, nëpërmjet lidhjeve me pronarët oligarkë, tenderave, koncesioneve, PPP-ve apo licensave korruptive, siç evidentohet në raport. Parimi i Ramës – vijoi më tej zonja Vokshi – është që atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione, licensa, e kërcënon e shantazhon, fyen, përçmon, e çon në gjyq”.

Kryeministri Edi Rama u përgjigj shkurt përmes një postimi në Twitter: “Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruajti zoti Rama.

Shqipëria vjet ishte në vendin e 75-të, ndërsa sivjet radhitet në vendin e 82-të. Në raport thuhet se “sulmet mbi mediat, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar, arritën shkallë të pashembullt në vitin 2018. Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit. Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si ‘kazan’ dhe ‘prodhues të lajmeve të rreme’. Kryeministri propozoi një ligj të projektuar për të përforcuar kontrollin e shtetit mbi mediet elektronike dhe, sipas kritikëve, të kufizojë qasjen në lajme dhe informacione”.

Raporti përmend një studim të përbashkët të “Reporterët pa kufij” dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të vitit të kaluar, i cili ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare. “Standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale”, thuhet në raport.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 3 minutash

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 5 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 27 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 34 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.