Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:01 Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje Atalanta dhe Inter përballen në Serie A, me Sarri që sfidon Chivu. Portieri Carnesecchi ka probleme në gju dhe zëvendësohet nga Sportiello, ndërsa Interi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Zëri i Amerikës” shkruan për sfidat që e presin kryeministren e re të Italisë

Aktualitet E premte, 21 Tetor 2022 21:12
“Zëri i Amerikës” shkruan për sfidat që e presin kryeministren e re të Italisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në “Zëri i Amerikës”-

ROMË, 21 tetor (Reuters) – Giorgia Meloni, që pranoi mandatin si kryeministrja e ardhshme e Italisë, do të përballet me një sërë problemesh të ngutshme sapo qeveria e saj të marrë detyrën.

Udhëheqëses së ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, do t’i duhen miliarda euro për të mbajtur premtimet e saj zgjedhore për të zbutur ndikimin e rritjes së kostove të energjisë, për të ulur taksat dhe për të bllokuar një rritje të moshës së pensionit që parashikohet të hyjë në fuqi në janar.

FATURAT E ENERGJISË

Kryeministri në largim Mario Draghi ka caktuar tashmë 66 miliardë euro (64.6 miliardë dollarë) këtë vit për lehtësime taksash dhe subvencione për të ndihmuar firmat që përdorin sasi të madhe energjie dhe familjet e varfra të përballen me faturat e larta të energjisë.

Këto masa ndihme do të skadojnë në nëntor dhe vetëm zgjatja e afatit të tyre për një muaj tjetër do të kushtonte 4.7 miliardë euro, tha Departamenti i Thesarit në shtator.

UKRAINA

Zonja Meloni është shprehur fuqishëm në mbështetje të linjës së ashpër kundër Rusisë, të përkrahur nga NATO dhe BE, duke u zotuar të mbajë sanksionet perëndimore dhe të vazhdojë dërgimin e armëve në Kiev.

Ajo duhet të vendosë nëse do të dorëzojë sistemet e mbrojtjes ajrore në Ukrainë, siç kërkohet nga Kievi.

BUXHETI 2023

Koha e zgjedhjeve kombëtare muajin e kaluar e detyroi Italinë të vononte ligjin e buxhetit të vitit 2023, i cili ishte parashikuar të paraqitej në parlamentin italian deri më 20 tetor.

Sipas një skenari të pandryshuar të politikës të përcaktuar në shtator, Thesari e sheh deficitin buxhetor në 3.4% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në vitin 2023, nga objektivi i prillit prej 3.9%.

Zonja Meloni mund të rivendosë objektivin e mëparshëm, më të lartë të deficitit për të financuar masat e reja të ndihmës.

PENSIONET

Një vendim i përkohshëm që lejon njerëzit të marrin një pension shtetëror kur janë 64 vjeç skadon në dhjetor, pas së cilës mosha do të rritet në 67 vjeç sipas një reforme jopopullore të vitit 2011, të cilën udhëheqësi i Ligës, Matteo Salvini, një aleat i zonjës Melonit në bllokun e djathtë, dëshiron ta ndryshojë.

Bllokimi i rritjes së moshës së daljes në pension do të shtojë një faturë në shpenzimet për pensionin shtetëror, të dytat më të larta në eurozonë në krahasim me prodhimin kombëtar, pas Greqisë.

FONDI I RIMËKËMBJES DHE VAZHDIMËSISË

Italia ka të drejtë të përfitojë rreth 200 miliardë euro në fondet e rimëkëmbjes pas pandemisë nga Bashkimi Evropian deri në vitin 2026, por duhet të kalojë një sërë reformash në rritje për të siguruar që paratë të vazhdojnë të rrjedhin.

Zoti Draghi deri më tani ka siguruar pothuajse 67 miliardë euro fonde të BE-së. Romës tani i duhet të arrijë 55 objektiva të rinj në gjysmën e dytë të vitit 2022 për të marrë një këst shtesë me vlerë 19 miliardë euro.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 2 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 4 orësh

Zonja Meloni gjithashtu duhet të shpejtojë shpenzimet për fondet e BE-së pas COVID-19, pasi të dhënat e Thesarit tregojnë se Italia është prapa afatit.

TERMINAL I RI GNL

Zonja Meloni do të duhet të sigurojë që një terminal i ri i gazit natyror të lëngshëm (GNL) do të ngrihet me shpejtësi në portin e Piombinos për ta vënë atë në funksion deri në fund të marsit.

Investimi prej 400 milionë dollarësh është pjesë e një plani më të gjerë të hartuar nga qeveria në largim për të zëvendësuar furnizimet e pakësuara të gazit rus.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 43 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 2 orësh

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.