Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 14:27 Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër Lionel Messi ishte protagonist i një ndeshjeje me dy fytyra për Inter Miami kundër Columbus Crew, e vlefshme për play-off-et e Major League Soccer.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Zëri i Amerikës”: Shqipëria kërkon të mikpresë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Aktualitet E hënë, 26 Shkurt 2024 20:46
“Zëri i Amerikës”: Shqipëria kërkon të mikpresë Samitin e NATO-s në vitin 2027
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria kërkon që të bëhet mikpritëse e Takimit të Nivelit të Lartë të Nato-s në vitin 2027. Këtë e bëri të ditur të hënën, kryeministri Edi Rama, ndërsa në rrjetin social X (ish Twitter) ai publikoi një letër falenderimi dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pas vizitës së tij në Tiranë më 15 shkurt. Zëri i Amerikës, ndërkohë ka mësuar, se disa javë më parë, Shqipëria, ia ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë të tillë Aleancës.

Mund t'ju interesojë

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Para 42 minutash
Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Para 2 orësh
Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Para 2 orësh

“Unë besoj se është koha që për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, të mbahet një takim i nivelit të Lartë të NATO-s”, shkruan zoti Rama në letrën e tij, ndërsa vë në dukje se e ka diskutuar këtë çështje dhe gjatë bisedimeve që ka patur me Sekretarin Blinken gjatë vizitës së tij në kryqytetin shqiptar. “Në vijim të diskutimit tonë në Tiranë, do të doja të ritheksoja synimin e Shqipërisë për të mikpritur Takimin e Nivelit të Lartë të NATO-së, në vitin 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në vitin 2026, të cilin Turqia është ofruar bujarisht ta mikpresë”.Në letrën e tij zoti Rama, thekson se Shqipëria “ka dëshmuar gjithnjë angazhimin e vet të palëkundur ndaj unitetit dhe vlerave të Aleancës” dhe se “duke u ofruar për të pritur Samitin e NATO-s, ajo nënvizon rolin e saj si fener i vlerave dhe qëllimit të Aleancës, në këtë pjesë të Evropës”. Sipas kryeministrit shqiptar “një ngjarje e tillë do të kishte një domethënie historike dhe strategjike si për Rajonin ashtu dhe për Aleancën. Ajo do të përcillte mesazhin e fortë se rajoni është i një rëndësie strategjike për Aleancën”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Javën e ardhshme NATO, do të inaugurojë dhe bazën e saj ajrore në Kuçovë, falë një investimi prej 50 milionë eurosh të Aleancës dhe 5 milionë të tjerë shpenzuara nga Qeveria shqiptare.

Sipas komandantit të Forcës Ajrore shqiptare, Gjeneral brigade Ferdinand Dimo “trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s”./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 26 minutash

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris.
Para 28 minutash

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris.

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 29 minutash

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Rama nga Qafë Thana: Përurojmë sistemin “One Stop Shop”
Para 33 minutash

Rama nga Qafë Thana: Përurojmë sistemin “One Stop Shop”

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 16 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 3 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 23 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.