Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet në Kukës, PL del me 2 komisionerë. PD-ja: Shërbimi i radhës ndaj oligarkisë politike

Politikë E diel, 20 Gusht 2023 12:31
Zgjedhjet në Kukës, PL del me 2 komisionerë. PD-ja: Shërbimi i radhës ndaj oligarkisë politike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka reaguar sot pas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili i dha dje vetëm një komisioner për zgjedhjet në Kukës, teksa PL-së 2 të tillë. Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina deklaroi sot se Komisioneri Shtetëror Celibashi bën shërbimin e radhës ndaj oligarkisë politike kundër Partisë Demokratike, emëron Partinë e Lirisë të Ilir Metës si partinë më të madhe opozitare në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke e interpretuar ligjin dhe jo duke e zbatuar atë.

Deklarata e plotë

Vendimi “emocional” i Komisionerit kundër Partisë Demokratike. Partia Demokratike Dega Kukës është në procesin e përzgjedhjes së një kandidati dinjitoz gjithëpërfshirës për t’i kthyer dinjitetin Bashkisë së Kukësit të mbërthyer nga antivlerat dhe imoraliteti, siç dhe ka deklaruar publikisht këto ditë. Pikërisht në këto momente Komisioneri Shtetëror Celibashi bën shërbimin e radhës ndaj oligarkisē politike kundër Partisë Demokratike, emëron Partinë e Lirisë të Ilir Metës si partinë më të madhe opozitare në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke e interpretuar ligjin dhe jo duke e zbatuar atë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kështu, Partia e Lirisë (ish-LSI) do të ketë dy komisionerë në KZAZ ndërsa Partia Demokratike vetëm një për zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetar bashkie, sipas tij. As më shumë e as më pak, i njëjti veprim konfuzues i qëllimshëm për demokratët dhe elektoratin opozitar si në zgjedhjet e 14 majit kur Komisioneri Celibashi, rast i paprecedentë, përcaktoi “emocionalisht” dhe jo institucionalisht se kush është shumicë në PD dhe pengoi regjistrimin në kohë të saj për zgjedhjet vendore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pavarësisht se e drejta fitoi, PD u regjistrua siç ligji e përcakton me logo e vulë, por dēmi u bë: çorientimi i demokratëve dhe mosqartēsia se çfarë po ndodhte me PD-në duke refuzuar votën, 250 mijë vota demokratësh më pak apo dhe të elektoratit opozitar munguan, edhe për këtë arsye.

Por demokratët e Kukësit, dhe jo vetëm, duhet të jenë të qetë se, që PD është partia më e madhe opozitare nuk e vendos as KQZ, dhe as pasunarët politiko-oligarkikë të Tiranës por vota e tyre dhe ligji. Partia Demokratike do të mbrojë çdo votë të tyre nē zgjedhjet e 24 Shtatorit, si nē rrafshin politik ashtu dhe në atë ligjor. Çdo përpjekje e maxhorancës për të krijuar një opozitë farsë, pra jo reale, janë të dështuara pasi demokratët nuk mund të përdoren mē si mish për top.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 16 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 16 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Aq më tepër në këtë gusht e shtator përvëlues politik, ku më në fund, funksionimi i drejtësisë përmes SPAK po vë para përgjegjësisë politikanë e zyrtarë të korruptuar, të paprekshëm deri më sot, të majtë e të djathtë. Ndërkohë që qytetarët e Kukësit vuajnē pasojat e keqmenaxhimit të qytetit nga keqqeverisja lokale e korruptuar por dhe kthimin e zyrave shtetërore në “bordello të licensuara” nga kryetari, pēr fatin e tyre u dashka të vendosin interesat e sëmura të Tiranës. Po pse? Për interesa të kujt? Të demokratëve as që bëhet fjalë! Kështu që, demokratët e Kukēsit janë në një moment të rëndësishëm dhe duhet të dalin mbi këtë zallamahi interesash personalë, të kujdo qofshin ato.

Ky model i deformuar i qeverisjes së qytetit nga maxhoranca e korruptuar e incerenatorëve dhe e kullave duhet të ndalet. Dhe më mire se demokratët e Kukësit në këto momente, nuk mund ta bëj kush. Qytetarët kuksianë meritojnë të qeverisen ndershëm me përkushtim dhe pa hije korrupsioni nga pas. Dhe kjo mund të arrihet vetëm me kundër modelin, të cilin PD e Kukësit do të duhet të ofrojë. Përpëlitjet e establishmetit të vjetër politik janë djallëzore dhe në kurriz të interesave të qytetarëve por kuksianët nuk do të mund t’i manipulojnë kollaj.

Ndaj, zgjedhja e një kandidati të gjithëpranuar që vendos Kukësin para partisë dhe detyrën e konsideron si përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve, është domosdoshmëri. Komisioneri Celibashi dhe shpura pasi tij përkohësisht mund ta keqpërdorin ligjin në kurriz të Partisë Demokratike, por kurrsesi nuk mund ta zhbëjnë dot atë. Partia Demokratike është partia më e madhe opozitare, pasi këtë e ka vendosur vota e qytetarëve dhe ligji!

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 6 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 9 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.