Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet në PD, Kadilli: Rezultati ishte i pritshëm, ja çfarë i uroj Bashës

Politikë E hënë, 21 Qershor 2021 21:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin ”Frontline” të Marsela Karapanços në News24 nuk ka shprehur zhgënjim për rezultatin e zgjedhjeve të 13 qershorit pasi e priste atë.

Ish-kandidati për kryetar të demokratëve tha se ishte ai që i solli sadopak garë PD në një përpjekje për të oksidentalizuar partinë.
Kadilli refuzoi pas zgjedhjeve të uronte Bashën për fitoren, por thotë se tashmë i uron që atë që nuk bëri në dy mandatet e para ta bëjë në të tretin duke i dhënë vizion demokratëve për të ardhmen dhe ta bëjë një parti ku të gjithë të gjejnë veten e të japin ide.

Nga ana tjetër politologu Adri Nurellari thekson se zgjedhjet e këtij viti në PD ishin si ato të 2017. Ndërkohë për të gara e 2013 mes Olldashit e Bashës ka qenë me më shumë konkurrencë, edhe pse për të Berisha e kishte paracaktuar pasardhësin e tij në parti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

PYETJA: A jeni i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve në PD?

KADILLI: Ishte një rezultat i pritshëm, tendenca u duk që në fillim, gara ishte e pabarabartë. Mëse e kuptueshme që një kryetar që drejton prej 8 vitesh ka një marrëdhënie politike e emoiconale, me anëtarësinë.
Vjen pas një gare politike intensive, shto dhe pabarazitë, administrata, ne në Shqipëri nuk vemë mënd, për mua ishte e pritshme. E pranova si garë të pabarabartë. Më shumë se garë ishte sfidë. Unë i ktheva sadopak një garë PD.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot s’ka një demokrat që të thotë që nuk mund të zgjidhte. Mua, dy rivalët e tjerë apo Basha. Ne jemi viktimë të zgjedhjes.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 17 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 17 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

PYETJA: Pse i hytë kësaj gare?

KADILLI: Legjitimoj të menduarit, ndryshe, kritike në parti. Partitë s’mund të jenë monolite. Për fat të keq shoqëria shqiptare nuk ka prodhuar ambientin për të krijuar alternativa në parti, janë ende klube orientale. Kjo është përpjekje për të oksidentalizuar PD.

PYETJA: Sa ishin shanset që të kishit pritshmëri të tjera?

ADRI NURELLARI: E prisja që të ndodhte rizgjedhja, edhe kur kam folur e kam shprehur. Është një praktikë e së kaluarës, dihet që në sfida të ngjashme sfidantët kanë dizavantazhe kurse kryetari ka me vete një pjesë të mirë të infrastrukturës së partisë.
Ishte situatë e ngjashme, si me Eduart Selamin. Wshtë shumë e vështirë që një kryetar në detyrë të sfidohet. Vetë Rama kur garoi kundër Nanos mori rreth 12-13 vota nga delegatët. Madje në shumë konferenca të degëve as u lejua të hynte. Ka pasur një rast të ngjashëm më konkurruese si në 2013, kur u largua Berisha. Ai e parapërcaktoi pasardhësin dhe Olldashi garoi kundër Bashës.
Olldashi ka marrë 19.6% të votave, shumë e vështirë sidomos në kushtet e partive tona që rrethohen tek një person, të ketë sfidë apo konkurrim.

KADILLI: Nuk është vetëm çështja kush e drejton partinë, normalisht ajo i vë vulën. Partitë tona dominohen nga kultura e njëshit, të fortit ku mblidhet gjithë energjia. E rëndësishme përtej kësaj është çfarë bën kryetari i zgjedhur me partinë. Sa i zoti është ta drejtojë në fitore. Nëse dikush konfirmohet, ne duhet si PD dhe vetë kryetari ti kërkojmë drejtimin, cili është drejtimi, të jemi ajo parti që ishim apo do kemi një version të ri tek e ardhmja.
Morët shumë mirë rastin e Ramës, është kryeministër, sillet si kryeministër edhe brenda partisë. Sjellja e tij brenda partisë është më agresive se si kryeministër. Si emëron e shkarkon anëtarët brenda kryesisë, është më autokratik se në qeveri. Me agresivitet të shtuar vepron në kryesi. Edhe Basha kështu sillet. Si kryeministër në hijë që emëron e shkarkon. Uroj kjo kulturë të marrë fund.
Kjo nuk është për një klub idesh, por secili të gjejë idenë dhe veten, secili demokrat të sjellë një ide. Këtë hapësirë politike ka shansin ta bëjë opozita shumë më tepër se mazhoranca. Basha nuk e ka bërë në dy mandatet e para, uroj ta bëjë në mandatin tretë.

Etiketat e lidhura

Fatbardh KadilliPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 7 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 7 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 7 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 9 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 15 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 10 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.