Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:01 Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë Bashkia e Elbasanit do të pajisë me bonus qiraje familjet e prekura në pallatin e shpallur tashmë të pabanueshëm si pasojë e shpërthimit nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zv/kryeministrja Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore

Politikë E hënë, 22 Korrik 2024 18:48
Zv/kryeministrja Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është bërë e mundur largimi i të gjitha subjekteve të cilat në mënyrë abuzive kishin zaptuar hapësirat publike duke i shfrytëzuar ato për ushtrimin e aktiviteteve tregtare. Këto ndërhyrje të paligjshme kishin dëmtuar edhe sigurinë rrugore, duke krijuar kështu rrezik për të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor.

Pas largimit të tyre përmes IKMT-së, do të nisë një fazë e re për kthimin e disa prej këtyre pikave në vendpushime për të gjithë qytetarët, por edhe vizitorët e huaj, të cilët do të mund të shijojnë panoramën që ofron zona. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në terren, në një prej pikave tashmë të çliruara falë ndërhyrjes së inspektorëve të IKMT-së, së bashku me drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli dhe kreun e IKMT, Ervin Hoxha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Pothuajse në të gjithë aksin, Babicë-Orikum, Orikum-Dukat është bërë identifikimi i të gjitha subjekteve. Ka qenë një tendencë pothuajse në të gjitha sheshpushimet për vendosjen e një aktiviteti tregtar, kryesisht i vogël, me kioska, dhe me gjithë paralajmërimet tona për tu zhvendosur dhe për tu çliruar këto hapësira publike, për të krijuar një sheshpamje nga ana e turistëve, kjo ka qenë e pamundur. Në fund ne si IKMT morëm një vendim për zhvendosjen e tyre dhe pothuajse të gjitha pikat, 18, të cilat ishin të paligjshme, u zhvendosën”, njoftoi Hoxha referuar aksionit të ndërmarrë përgjatë disa ditëve nga ana e IKMT-së në zonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana e tij, drejtori Agolli njoftoi se ka nisur puna për identifikimin e pikave ku do të ndërtohen këto vendqëndrime, ku deri më tani janë 5 të tilla. “Do të mundësojmë të bëjmë disa projekte të cilat ne shpresojmë që pas përfundimit të sezonit turistik, shtator-tetor, të fillojmë nga puna që për sezonin tjetër të jenë të gjitha gati”, tha drejtori i FSHZH. Zëvendëskryeministrja Balluku tha se do të nisë menjëherë puna për projektimin e këtyre pikave, për të qenë gati në sezonin e ardhshëm turistik, duke shërbyer si një mjedis pushimi për të gjithë qytetarët.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“Ajo çka duhet të bëjmë është që duhet të nisim menjëherë projektimin e saktë dhe ashtu siç kemi bërë me platformën në Llogara për ka kthyer në një platformë me kushte dhe parametra sigurie, çka është më e rëndësishme. Këtu duhet të marrim të gjitha masat për kushtet e sigurisë gjatë projektimit dhe më pas për ndërtimin e tyre për ti pasur në sezonin tjetër”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që abuzon, duke njoftuar se do të ketë ndëshkime administrative në rast se do të konstatohen shkelje të ngjashme, jo vetëm në bypassi-in e Vlorës, por në çdo aks tjetër rrugor, pasi këto ndërhyrje rrezikojnë përdoruesit e rrugës. “Periudha e këshillimit përfundon këtu dhe tashmë do fillojnë të merren masa të mirëfillta, qoftë kjo me gjoba dhe akte të tjera administrative, pasi duhen respektuar të gjitha palët dhe jemi duke folur jo thjesht për respektin e pronës shtet, por po flasim edhe për sigurinë”, paralajmëroi Balluku.

Etiketat e lidhura

Belinda BallukuBypass-i i Vlorës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 1 minute

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 5 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 27 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 30 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.