Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:24 Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura Peshkaqeni i famshëm, i njohur si Bukang-i, është kthyer në kanalin e Busanit në Korenë e Jugut, vetëm pak orë pasi ishte nxjerrë me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analisti grek: Greqi – Shqipëri, në temperatura Siberie

Rajoni E shtunë, 11 Shtator 2021 08:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nën titullin Fishekët “flakëvënës” që vranë minoritarin, gazetari i njohur grek, Stavros Tzimas, analizon zhvillimet e fundit pas ngjarjes së Bularatit dhe impaktin që reagimet për këtë ngjarje krijojnë në marrëdhëniet midis të dy vendeve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në analizën që publikohet në hënën në portalin e gazetës “Kathimerini”, Tzimas shtron që në radhët e para pyetjen nëse ky impakt do t’i kthejë marrëdhëniet në nivelin e fillimit të viteve 1990, “atëherë kur me shkas një tjetër incident të përgjakshëm në Jug të Shqipërisë (e ka fjalën për vrasjen e 2 ushtarakëve shqiptarë më 10 prill 1994), i kishte çuar marrëdhëniet në prag të shkatërrimit.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Pas informacioneve se të paktën 2.000 minoritarë që jetojnë në Greqi do të shkojnë të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Konstandinos Katsifas, gazetari Stavros Tzimas, nënvizon:

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Klima në radhët e minoritetit është shpërthyese dhe në të njëjtën kohë një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare ngjan të jetë përfshirë nga një valë nacionalizmi. “Ekziston rreziku që marrëdhëniet të kthehen dekada mbrapa”, shprehet historiani Stavri Dajo, duke theksuar se “të dy palët (pala greke dhe ajo shqiptare), qëndrojnë në instikamet e tyre”.

Më tej Tzimas citon pjesë nga deklarata e presidentit shqiptar Ilir Meta, duke komentuar se “Presidenti Meta tenton të ulë gjakrat, duke vënë njëkohësisht gishtin në plagën aktive të marrëdhënieve dypalëshe, domethënë mungesën e përhershme të besimit, gjë që lejon nacionalizmat dhe urrejtjen të gjejnë një terren pjellor”.

“Zërin e matur të presidentit Meta”, analistët e konsiderojnë si “zë në shkretëtirë”, vazhdon Tzimas. Sipas tij, analistët gjakftohtë “insistojnë se rrënjët e problemit në marrëdhëniet greko-shqiptare duhen kërkuar në paragjykimet që ekzistojnë në të dy shoqëritë… Shqiptarët vazhdojnë të besojnë se grekët, me minoritetin si “kalë Troje” përpunojnë plane për aneksimin e Epirit të veriut, duke minuar integritetin territorial të vendit. Nga kjo anë (në Greqi), megjithëse jetojnë e punojnë mbi 700.000 emigrantë – shumica të ligjshëm, “Alvanosi” për një pjesë të madhe të shoqërisë greke mbetet sinonim i kriminalitetit, “racë inferiore” dhe Shqipëria është një tjetër fqinj që aspiron troje të Greqisë (problemi çam).

Në një atmosferë të tillë, gjykon Stavros Tzimas, as minoriteti grek dhe as emigrantët shqiptarë në Greqi u bënë ndonjëherë ura miqësie ndërmjet të dy popujve, ashtu siç u pëlqen të deklarojnë gjatë takimeve të tyre udhëheqësit këndej dhe andej kufirit…

“Ku gjenden marrëdhëniet greko-shqiptare sot, 27 vjet për rrëzimit të regjimit komunist të Hoxhës? Afër zeros, pranojnë diplomatë nga të dy vendet, të cilët u pyetën nga Kathimerini. Axhenda mbetet thuajse e njëjtë me atë të viteve 1990, me përjashtim të marrëveshjes për varrezat e të rënëve grekë… Kryeministrat Tsipras e Rama, nëpërmjet ministrave të jashtëm Kotzias (tashmë ish) dhe Bushati, tentuan të “thyejnë akullin”, duke përcjellë madje dhe një klimë optimizmi për arritjen e marrëveshjes. Opinioni publik grek, i ngarkuar nga zhvillimet me marrëveshjen e Prespës, u indoktrinua edhe më shumë nga zërat se Athina po tërhiqet duke pranuar çështjen çame. Tani erdhi dhe vdekja e minoritarit që ta zhysë axhendën më thellë në temperatura Siberie”, përfundon analisti grek, Stavros Tzimas.

/ Pergatiti Robert Goro – Ora News

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 minute

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj
Para 2 minutash

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Palmeiras mposht Fluminense dhe arrin në finalen e Copa Libertadores
Para 5 minutash

Palmeiras mposht Fluminense dhe arrin në finalen e Copa Libertadores

Tajlanda, Malajzia u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin vendet e BE-së të prekura nga protestat
Para 6 minutash

Tajlanda, Malajzia u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin vendet e BE-së të prekura nga protestat

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.