Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:22 Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve Ditën e sotme, para Gjykatës së Tiranës do të dalin 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme, për t’u njohur me masën e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza/ Disfata e Syrizës tregon se të majtës i duhet një plan për të mbajtur pushtetin, jo vetëm për ta fituar atë

Magazinë E martë, 28 Shtator 2021 10:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozitarizmi, nxitja, tronditja dhe mohimi që arrin në kulmin e thjeshtësisë edhe pas fitores ilustron historinë e të majtës perëndimore, nga SHBA-ja e deri në pjesën më të madhe të Evropës, gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Pas dekadash jashtë qendrës së politikës, ata kanë befasuar veten dhe kanë ngazëllyer miliona, me një mesazh zgjedhor që ka dhënë një rrugëzgjidhje për shumëçka. Tani ata duhet të kuptojnë se çfarë të bëjë me besimin dhe kredibilitetin e investuar në to.

Politikanët e së majtës zakonisht luftonin për të drejtën. Tani ata duhet të luftojnë për pushtet. Duke zhvilluar një strategji për të fituar, ata duhet gjithashtu të demonstrojnë një strategji për të udhëhequr dhe qeverisur.

Mund t'ju interesojë

Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pabesi…

Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pab...

11 Tetor 2026, 02:47
Gjenova bashkon 40 bashki dhe 5 rajone italiane në nismën ndërkombëtare “Kick War Away” për paqen

Gjenova bashkon 40 bashki dhe 5 rajone italiane në nismën ndërkombëtare “Kick War Away”...

8 Tetor 2026, 11:23
Gjergj Luca: Dashuria e njerëzve punëtorë nuk buron nga makutëria e lekëve, por nga shpërndarja e tyre për kauza fisnike

Gjergj Luca: Dashuria e njerëzve punëtorë nuk buron nga makutëria e lekëve, por nga shp...

6 Tetor 2026, 19:35

Kjo është arsyeja pse disfata e Syrizës në Greqi të dielën ishte aq e rëndësishme. Pas katër vjet e gjysmë në pushtet, partia dikur radikale e majtë e udhëhequr nga Alexis Tsipras humbi ndaj partisë së qendrës së djathtë Demokracia e Re, e udhëhequr nga një dinasti e politikës greke. Një parti anemike, e braktisur nga të rinjtë dhe që nëpër sondazhet e zhvilluara ka pasur një rënie të theksuar në pjesëmarrje, Syriza u shndërrua pikërisht në atë që kërkonte të zëvendësonte.

Swiss Digital

Fitorja e partisë në janar të vitit 2015 ishte një pikë shkëputjeje në shfaqjen e një zhvendosje jetësore dhe të gjallë në politikën perëndimore, duke siguruar një përgjigje ‘të majtë’ ndaj krizës financiare dhe masave shtrënguese që dolën prej saj. “Greqia ka kthyer faqe” ,tha Tsipras në natën e zgjedhjeve, “duke lënë prapa shtrëngimin, frikën dhe autoritarizmin shkatërrues.”

Në korrik të vitit 2015 u zhvillua referendumi në të cilin kombi refuzoi me forcë kushtet ndëshkuese të sanksionuara nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Para fundit të vitit, Corbyn ishte drejtues i Partisë Laburiste; Blloku i Majtë kishte dyfishuar votën e tij në Portugali dhe po mbështeste një qeveri social-demokratike; Syriza fitoi sërish në zgjedhje; dhe Podemos, një parti e re radikale në Spanjë që doli nga protestat e të rinjve, kishte fituar 21% në votime duke kërcënuar madje të zëvendësonte partinë kryesore majtiste. Viti i ardhshëm filloi me kandidatin socialist demokrat, Bernie Sanders, duke krijuar një lidhje virtuale me Hillary Clinton në garën e parë për nominimin presidencial demokratik.

Një cikël zgjedhor pas fitores fillestare të Syriza, trend i ngritjes së majtë u provua të jetë njëkohësisht i qëndrueshëm por dhe vulnerabël. Trendi ka vazhduar me një ritëm të zvogëluar në vende të ndryshme me nivele të ndryshme të ndikimit, nga mbingarkimi i partive të qendrës së majtë (Franca, Holanda) në mbështetjen e koalicioneve (Finlandë) dhe mbështetjes së qeverive minoritare (Danimarkë dhe Suedi). Në Britani, Partia Laburiste mori disa vende në parlament, por jo pushtet. Ka pasur pengesa të rastit (përkrahja për Podemos ka rënë) dhe lëshime (ka pak shenja të jetës së majtë në Itali ose shumë ndryshime në Gjermani). Partitë e djathta radikale, duhet të theksohet, nga ana tjetër kanë bërë përparime shumë të mëdha.

Greqia, megjithatë, është vendi në të cilin e majta ka qeverisur vërtetë. Disa nga mësimet e disfatës së Syriza janë të veçanta për Greqinë: një ekonomi relativisht e vogël, e lidhur në eurozonën e madhe. Por ka tre mësime që çdo njeri serioz në lidhje me perspektivën e qeverisjes së majtë mund të mësojë.

Së pari, duhet propozuar vetëm një axhendë e fuqishme vetëm nëse shoqërohet me një strategji konkrete për të luftuar realizuar atë axhënde.

Pasi u bë e qartë se BE dhe FMN nuk do ta njihnin refuzimin popullor të propozimit të masave shpëtues, Syriza u zmbraps në mënyrë drastike. Në pamundësi për të mposhtur kreditorët, ai u bashkua me ta, duke zbatuar të gjitha shkurtimet, privatizimet dhe rritjen e TVSH-së, pavarësisht se populli grek dhe ai vet ishte kundër tyre.

Së dyti, ekziston një kufi se sa mund të arrijnë të vërtetën zgjedhjet radikalen nën ndikimin e globalizimit neoliberal, sepse pa marrë parasysh se për kë votohet, kapitali dhe ata që e zotërojnë atë përherë ndërhyjnë. Shteti kombëtar mund të jetë bashkangjitur me legjitimitetin demokratik, por nuk është i vetmi aktor që luan. S’duhen harruar tregtarët e valutave dhe organizatat ndërkombëtare. Nuk mund të zgjedhësh të largohesh nga to.

Kjo u bë qartë qartë për Greqinë më shumë se një herë. “Zgjedhjet nuk mund të ndryshojnë një program ekonomik të një shteti anëtar,” tha ish-ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble. “Nuk mund të ketë zgjedhje demokratike që i dalin kundër traktateve evropiane,” tha presidenti i komisionit evropian, Jean-Claude Juncker.

Kjo nuk është domosdoshmërisht një arsye për të majtën që të largohet nga politika elektorale. Por ajo duhet të reformojë pritshmëritë dhe të arrijë të shohë vërtetë ku qëndron fuqia.

Së fundi, dhe rrjedhimisht, e majta nuk mund të kufizohet vetëm në një strategji zgjedhore. Shumë përparime të mëdha shoqërore dhe politike, nga të drejtat civile, të drejtat e punëtorëve, feminizmi dhe madje vetë demokracia, filluan si lëvizje sociale për të shpërndarë dhe demokratizuar fuqinë. Politikanët profesionistë i shndërruan këto lëvizje në ligj. Por u desh një koalicion midis zgjedhjeve dhe shoqërisë për t’i bërë ato të ndodhin. Në pushtet, më shumë se kurrë, e majta ka nevojë për lëvizje sociale për të mbështetur përparimet e politikave të saja.

Në vetëm katër vjet, e majta ka krijuar hapësirë elektorale dhe politike që nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë. Ajo mund ta mbajë atë çka ka arritur, vetëm duke pasur kujdes se çfarë ndërton mbi të.

Burimi: The Guardian

SCAN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 3 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 8 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 8 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë
SPORTI Para 18 minutash

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 30 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.