Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arratisja e Gruevskit, Kim Mehmeti: Drejtësia në Maqedoni e paaftë të gjunjëzojë plaçkitësit e popullit

Rajoni E hënë, 13 Shtator 2021 17:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti e ka pritur pozitivisht dënimin me 2 vitë burg të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, edhe pse ai është arratisur dhe ka kërkuar strehim politik në Hungari.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

I intervistuar nga Politiko.al, Mehmeti, megjithatë ka kritika për sistemin e drejtësisë në Maqedoni, për të cilin mendon se nuk është shumë më i ‘drejtë’ se sa në vendet ku ndërtohet ‘hajdutokracia’.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

“E Gruevski ishte një nga ata: aq shumë e ‘donte’ popullin e vet sa atë e zhyti thellë e më thellë në baltën e nacionalromantizmit. E ndërkohë, i mbështetur nga BDI-ja shqiptare, sllavo-maqedonasve ua ndërtonte të kaluarën, e neve shqiptarëve na e harxhonte ardhmërinë”, pohon Mehmeti.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Intervista e plotë:

Ish-kryeministri Nikola Gruevski është shpallur në kërkim dhe ka kërkuar strehim politik në Hungari. Çfarë do të thotë kjo për zhvillimet në Maqedoni?

Çka do që të ndodhë dhe pa marrë parasysh zhvillimet e mëtejshme lidhur me shpalljen në kërkim të Gruevskit, lajmi i mirë është se një ish kryeministër është duke i ikur ligjit. Që mund të merret si paralajmërim se Maqedonia është nisur rrugës për t’u bërë shtet, ku ligji do vlejë për të gjithë.

Pastaj, se çfarë do të thotë për Maqedoninë ikja e ish-kryeministrit Gruevski nga vendi dhe nga dora e drejtësisë, varet se nga cili këndvështrim e vlerësoni shpalljen e tij në kërkim: nga ai i të ikurit para drejtësisë që ka nisur të funksionojë apo i të ‘ikurit’ të cilit ‘ndjekësit’ ia kanë treguar dhe hapur derën e burgut.

E them këtë sepse ikja e tij jashtë shtetit thuajse ishte e paralajmëruar. Sepse sikur të ishte ndryshe ai do duhej të ishte në paraburgim, ashtu siç veprohet në Maqedoni edhe me një xhepist të rëndomtë, e jo me burrështetas që e zhvatën shtetin.

Sidoqoftë vlen të pritet e të shohim se çka do të ndodhë. Edhe pse për mua shumëçka është e qartë: qeveria e Zaevit dhe drejtësia e Maqedonisë nuk kanë kapacitete t’i shkojnë deri në fund betejës kundër atyre që e gjunjëzuan shtetin dhe që e plaçkitën popullin. Më në fund nuk duhet harruar: në qeverinë e sotme të Maqedonisë janë edhe ‘shërbëtorët’ e deridjeshëm shqiptarë të BDI-së që e mbajtën në këmbë regjimin e Gruevskit, e të cilëve nuk u shkon për shtat burgosja e Gruevskit!

Personalisht, besoj se drejtësia në Maqedoni nuk është shumë më e ‘drejtë’ se sa në vendet ku ndërtohet ‘hajdutokraci’ dhe ku vjedhësi i një buke nuk ka ku të ikë dhe s’u shpëton prangave e burgut, por hajni i miliona eurove lehtë e braktis vendin edhe pa pasaportë dhe vetë gjykatësit ia tregojnë derën e ikjes nga burgu!

Fakti që ka kërkuar azil në Hungari, pra te Orban, a bën kërkesën për arrestim të Gruevskit të duket si luftë mes së majtës dhe të djathtësë apo askush tjetër veç Orbanit nuk do e pranonte?

Më duket se jo vetëm në këto hapësira ballkanike, por edhe më gjerë, është fshirë kufiri mes të majtës e të djathtës dhe se është thelluar ai mes pushtetarëve, të cilët sa më shumë e humbin pushtetin mbi vetveten, aq më shumë iu rritet ‘patriotizmi’ dhe ‘dashuria’ ndaj popullit të vet dhe shtetit, si dhe urrejtja ndaj të tjerëve. Mbase e kam gabim por mendoj se Europa e sotme është duke u përpëlitur në baltën nacionaliste, se në të rritet numri i pushtetarëve të llojit të ‘Orbanëve’, të cilët aq fort i duan dhe, aq fuqishëm i kanë ‘përqafuar’ popujt e vet, sa janë duke i ngulfatur ato.

E Gruevski ishte një nga ata: aq shumë e ‘donte’ popullin e vet sa atë e zhyti thellë e më thellë në baltën e nacionalromantizmit. E ndërkohë, i mbështetur nga BDI-ja shqiptare, sllavo-maqedonasve ua ndërtonte të kaluarën, e neve shqiptarëve na e harxhonte ardhmërinë. Me çka, të gjithëve së bashku, na solli këtu ku jemi sot: që edhe Gruevski të ikë e të shkojë në një vend të BE-së, atje ku qëmoti ka ikur thuajse i tërë truri dhe vrulli rinor i Maqedonisë.

I kësaj Maqedonie në të cilën kanë mbetur thuajse vetëm të pafuqishmit dhe të pashpresët, ata që tani shohin se si hajdutët ia hapin derën e burgut vjedhësit, e në ndërkohë bërtasin ‘kapeni hajdut Gruevskin’!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.