Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:01 Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje Tirana u ndal në barazim 0-0 në Vorë, në ndeshjen që mbylli javën e 12-të të Abissnet Superiore. Pas këtij rezultati bardheblutë renditen të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Banka Botërore miraton projektin e ri – Ul kostot dhe rrit efikasitetin në Ballkan

Rajoni E premte, 24 Shtator 2021 19:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlojë, si kohën, ashtu edhe koston, e tregtisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Projekti, me vlerë 90 milion $, faza e parë e një qasjeje me disa faza me vlerë 140 milion $, është miratuar sot nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore.

Sipas njoftimit, projekti do të financojë projektimin, përgatitjen dhe zbatimin e nismave për rritjen e transparencës dhe integritetit, uljen e kostove të transaksioneve, përmirësimin e bashkërendimit ndërinstitucional dhe shkurtimin e kohës së nevojshme për të bërë tregti ndërkufitare.

“Vonesat në pikat e kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor janë pesë herë më të gjata se në shumë vende të BE-së dhe çdo vit kamionët shpenzojnë deri në 26 milion orë në pikat e kalimit kufitar në rajon, pra thuajse 3000 vjet,” – tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore.

Ky projekt do t’u sigurojë tre pjesëmarrësve rajonalë nga Ballkani Perëndimor gjithsej 140 milion $, ku në fazën e parë sigurohet financim për Serbinë (40 milion $), Maqedoninë e Veriut (30 milion $) dhe Shqipërinë (20 milion $). Parashikohet t’i ulë kostot vjetore të import-eksportit me më shumë se 10 për qind.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithëse vendet e Ballkanit Perëndimor mund të eksportojnë pa tarifa në Bashkimin Europian, vetëm 10-20 për qind e firmave të këtij rajoni janë eksportues. Zbatimi i procedurave (përfshirë kontrollet dhe doganat) dhe koha e shpenzuar në pikat e kalimit kufitar e ulin efikasitetin, i rrisin kostot dhe e pengojnë tregtinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për shembull, në Shqipëri 87 për qind e firmave shqiptare shesin vetëm në tregun vendas, 10 për qind eksportojnë në BE dhe vetëm 3 për qind shesin në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt synon ta rrisë tregtinë rajonale nëpërmjet zvogëlimit të masave jo tarifore, kohës së nevojshme për zhdoganim dhe kostove të përgjithshme të tregtisë.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor do të ndihmojë në lehtësimin e lëvizjes së mallrave në këtë rajon nëpërmjet zbatimit të një sistemi me një sportel unik kombëtar (SUK), ku institucionet më kryesore do të jenë të lidhura me njëra-tjetrën për ta ulur kohën e nevojshme për eksport-import nëpërmjet doganave të dixhitalizuara, përmirësimit të infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar dhe instalimit të teknologjisë me rëndësi kritike si sistemet inteligjente të transportit (SIT) dhe sistemet e administrimit dhe informacionit për trafikun e anijeve (SAITA).

“Nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës, futjes së teknologjive të reja dhe rritjes së bashkërendimit mes institucioneve, ky projekt do ta nxisë tregtinë dhe rritjen ekonomike në mbarë rajonin,” – tha Van Gelder. – “Projekti do t’i ulë edhe çlirimet e gazeve serrë me thuajse 30.000 ton, përmes uljes së kohës së qëndrimit në vend me motor ndezur të automjeteve, instalimit të paneleve diellore në ndërtesat doganore dhe mbjelljes së pemëve të reja përreth hapësirave të parkimit.”

Sipas njoftimit, përfitime të tjera mjedisore nga projekti përfshijnë përdorim më të vogël të letrës për shkak të digjitalizimit, rritje të eficiencës energjetike në ndërtesa të reja dhe të rimodeluara dhe zbatimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për të monitoruar risqet e ndryshimit klimatik dhe për të parashikuar ndërprerjet në tregtinë e kryer me anë të rrjetit rrugor./Scan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 5 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 30 minutash

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 35 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 39 minutash

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.