Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 08:40 Edhe sot kryeministri poston video: Dialog! Kryeministri Rama nuk resht që kërkuari DIALOG. Edhe sot ka postuar video ku në vend të karrikes që ia thyen apo dogjen, janë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias dhe pse duhej të largohej?

Rajoni E premte, 10 Shtator 2021 09:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën. Sa e rrezikon ky hap kompromisin për emrin me Maqedoninë?

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nga Janis Papadimitriou

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

“Me dhimbje në zemër”- kështu e ka pranuar kryeministri grek, Aleksis Tsipras dorëheqjen e ministrit të të Jashtëm, Nikos Kotzias. Tani këtë detyrë ai do ta ushtrojë vetë. Tsipras e falënderoi ish-ministrin e tij. Rrallë tingëllon reagimi pas dorëheqjes së një ministri kaq emocional. Gazeta me orientim të majtë, “Gazeta e Redaktorëve” shkruan, se “ministri i gabuar duhej të paguante faturën.” Ndërsa gazeta konservatore, “Eleftheros Typos” shkruan me tone kritike për Tsipras, se “ai po sakrifikon Kotziasin për të qëndruar edhe më shumë në pushtet.”

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por pse duhej të largohej ministri i Jashtëm?

Si shkak për largimin e ministrit shërbeu një grindje mes Kotzias- që nuk është pjesë e Partisë së majtë, Syriza- dhe ministrit të Mbrojtjes, populistit të djathtë, Panos Kamenos gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar grek. Bëhej fjalë për sheshimin e grindjes për emrin me Maqedoninë përmes Marrëveshjes së Prespës, të cilën Kotzias e reklamon si sukses të tij, dhe Kamenos e refuzon. Kryeministri Tsipras heshti gjatë grindjes mes dy ministrave.

Kotzias nuk u ndje i mbështetur nga kryeministri i tij, mendon Konstantions Filis, drejtor i sektorit të studimeve në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Athinë. “Përfytyrojeni këtë njëherë -Kotzias e mbështet marrëveshjen për çështjen e emrit në kurriz të vet dhe duhet të shohë me sytë e tij, se si Kamenos avancon në ministrin e jashtëm anësor, dhe Tsipras nuk i tregon vendin.” Edhe analisti politik konservator, Aris Portosalte është i sigurtë “Ka pasur një grindje mes Kotzias dhe Kamenos, dhe Tsipras vendosi qartësisht për Kamenosin.”

Kompromisi me Maqedoninë nuk rrezikohet apo jo?

Kryeministri grek nuk vë pikëpyetje mbi marrëveshjen për emrin pas dekadash grindjeje mes Athinës dhe Shkupit. Përkundrazi: Vendimi për të marrë përsipër edhe postin e ministrit të Jashtëm e nënvizon edhe më fort vendosmërinë e tij për “marrëveshjen historike”, tha vetë Tsipras në televizionin shtetëror, ERT. Për kujtesë: Me iniciativën e Kotzias, Athina dhe Shkupi mundën të arrinin një kompromis në grindjen e gjatë për çështjen e emrit. Sipas tij Maqedonia do të quhet Maqedoni e Veriut dhe do ta ndryshojë kushtetutën në atë mënyrë që të përjashtohen pretendimet territoriale ndaj vendeve fqinje.

Ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos është kundër këtij kompromisi dhe kishte njoftuar votën kundër në parlament. Tek Tsipras që në këtë moment duhet të kishin rënë zilet e alarmit. Kamenos është kreu i partisë populiste të djathtë, ANEL, dhe partneri më i vogël i koalicionit qeverisës. Nëse parlamenti në Shkup e miraton ndryshimin e emrit, (gjë që nuk është e sigurtë), atëherë marrëveshja duhet të futet për votim edhe në parlamentin grek, më së voni në Mars 2019.

Tani Aleksis Tsipras ndodhet para një situate paradoksale: Ai e mbështet Marrëveshjen e Prespës, por lejon largimin e Kotzias, mbështetësit më të madh të kësaj marrëveshjeje. Kamenos, nxitësi kundër saj qëndron ende ulur në tryezën e kabinetit qeverisës. Politologu Filis e kupton këtë qëndrim si një cinizëm të hapur politik. “Çfarëdo që të ndodhë në Mars, kryeministri me sa duket ka bërë llogari, që më mirë të qeveris me Kamenos deri në atë kohë, se sa ta largojë dhe të rrezikojë me këtë zgjedhje të reja.”

Po Kotzias vetë, çfarë thotë ai lidhur me zhvillimet e fundit? “Kryeministri dhe një sërë ministrash e bënë zgjedhjen e tyre, prandaj edhe unë bëra zgjedhjen time.” shkroi Kotzias në twitter të mërkurën në mbrëmje. Me interes pritet në Greqi e hëna. Se për këtë ditë ministri i dorëhequr kishte planifikuar një fjalim në Kretë, që do të mbahet sipas gjasave. Mediat greke kanë mësuar se Kotzias kërkon “të shkaktojë një tërmet politik” me deklaratat e tij. Kjo nuk konfirmohet, por mund të kujtohet një deklaratë e dikurshme e ish-ministrit. “Një ministër i Jashtëm nuk duhet të flasë shumë, me qëllim që, kur të flasë ta dëgjojnë.”

Fillim i ri në marrëdhëniet ruso-greke?

Mbetet e hapur pyetja, nëse tani do të ketë edhe një riorientim të politikës së jashtme të Athinës. Sipas politologut Filis, nuk priten lëvizje tektonike, me një përjashtim: “I mundshëm është një riafrim me Rusinë. Pas dëbimit të dy diplomatëve rusë në korrik, ka pasur grindje mes Athinës dhe Moskës. Kotzias nuk ka bërë asgjë për të çtensionuar gjendjen. Përkundrazi ai i ka provokuar rusët me deklarata thumbuese.”

Sipas mediave greke, arsyeja e dëbimit të diplomatëve ishte përpjekja e Rusisë “për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Greqisë” dhe veçanërisht minimi i përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit për emrin. Sipas televizionit Skai, tensionet me Moskën që atëherë shkaktuan ftohjen mes kryeministrit dhe ministrit të tij të Jashtëm, Kotzias. Tani Tsipras do të guxojë për një fillim të ri. Në fillim të dhjetorit, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Aleksis Tsipas pritet për një vizitë në Moskë./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 16 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.