Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:01 Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje Atalanta dhe Inter përballen në Serie A, me Sarri që sfidon Chivu. Portieri Carnesecchi ka probleme në gju dhe zëvendësohet nga Sportiello, ndërsa Interi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Greqia kërcënon hapur Turqinë

Rajoni E enjte, 16 Shtator 2021 19:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Greqia ka lëshuar një sërë paralajmërimesh të pazakonta ndaj Turqisë, duke kërcënuar se do t’i shtypë trupat e saj nëse guxojnë të zbarkojnë në ndonjë prej ishujve të diskutuar në detin Egje. Megjithatë, edhe Turqia nuk ngelet prapa me tonet e ashpra.

Duke reaguar për fluturimin në hapësirën ajrore greke të dy avionëve turq, Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamennos paralajmëroi se Ankaraja do të paguante një çmim. “Nëse bëjnë qoftë lëvizjen më të vogël, do t’i shtypim”, kërcënoi Kammenos, ndërsa shtoi: “Greqia do paqe dhe harmoni, por nuk do të lëshojë asnjë centimetër të tokës së saj”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri grek e bëri deklaratën gjatë një vizite që zhvilloi në një bazë ushtarake në ishullin e vogël të Egjeut, Leros. Retorika e Kammenos u mbështet edhe nga Admirali Evangelos Apostolakis, kreu i Shtabit të Përgjithshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nëse turqit zbarkojnë në një ishull të vogël guri, ne do ta shuajmë nga faqja e dheut. Ajo është vija e kuqe, e mbështetur nga qeveria”, deklaroi Apostolakis. Në fjalimin e tij ai la të kutohej se një përballje ushtarake me Turqinë ishte e mundshme, por theksoi se “sëbashku me SHBA dhe Bashkimin Europian duam që të sigurohemi që turqit të mos arrijnë deri në atë pikë”.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Deklaratat vijnë pasi ushtria greke tha se dy avionë luftarakë turq F-16s fluturuan mbi ishullin e Kastelorizo, në lindje të Egjeut gjatë ditës së enjte, disa minuta pasi helikopteri i Ministrit të Mbrojtjes grek, udhëtoi në këtë zonë nga Athina.

Megjithatë edhe pala turke pati një kundërpërgjigje po aq të ashpër. Gjenerali Hulusi Akar tha se nuk ka asnjë shans që Turqia të tërhiqet “nga të drejtat e shtetit tonë dhe njerëzve tanë”.

Pavarësisht se formalisht janë anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia ndajnë një histori të trazuar. Republika turke e ditëve të sotme u themelua pas luftës së përgjakshme me Greqinë dhe fuqitë perëndimore në 1923-n.

Hasmëria mes Athinës dhe Ankarasë vijoi për dekada me radhë, duke arritur kulmin gjatë krizës së Qipros, që për pak përfundoi në luftë të mirëfilltë, pasi trupat turq pushtuan veriun e ishullit, në vitin 1974.

Aktualisht Greqia dhe Turqia kanë mjaft përplasje mbi Egjeun. Kjo hapësirë detare është e mbushur ishujsh të vegjël, duke e bërë përcaktimin e kufirit detar një sfidë të vërtetë.

Përgjatë viteve të fundit ka pasur një sërë përplasjesh mes luftë anijeve të të dyja vendeve, ashtu sikurse edhe përplasje mes xheteve në ajër. Disa herë, të dyja shtetet janë përpjekur që të arrijnë një marrëveshje mbi këtë çështje, por deri më tani kanë dështuar.//tvklan.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 29 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 59 minutash

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.