Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:31 Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt Milan mundi 5-1 Frosinonen në San Siro, me Rabiot dhe Cisse ndër shënuesit, dhe rimerr vendin e katërt. Modric u zëvendësua për një problem…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hale: Prishtina dhe Beogradi të vazhdojnë dialogun

Rajoni E mërkurë, 22 Shtator 2021 17:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënsekretarit amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun.

Ndërkaq nga autoritetet në Prishtinë, ai kërkoi poashtu të heqin tarifën ndaj mallrave serbe.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifës, ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme” thuhet në një njoftim të publikuar në Twitter nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, pas takimit të presidentit serb, Alaksandar Vuçiq me zyrtarin e lartë amerikan, David Hale.

Gjatë takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha nënsekretarit amerikan të Shtetit, se Serbia “në një afat relativisht të shkurtër kohor do të ndërmarrë masa përmes të cilave do të reagojë ndaj mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, vendosjes së tarifës ndal mallrave serbe dhe ndërprerjes së dialogut me Serbinë nga ana e Prishtinës”.

Presidenti serb tha se qëndrimi i Beogradit karshi kësaj situate do të jetë “i vendosur, serioz dhe i përgjegjshëm”.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikatë nga zyra e presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, i cili ka filluar një vizitë dy ditore në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të shtyrë përpara rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiq gjatë takimit me zyrtarin amerikan, Hale ka thënë se Platforma e dialogut me Broadin të cilën e ka miratuar Prishtina në “thelb paraqet vendimin e Prishtinës për t’i dhënë fund dialogut me Beogradin”.

Vuçiq ka thënë se ai e ka paralajmëruar prej kohës përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe ekipin e saj se miratimi i kësaj platforme nuk lë vend për kompromis, dhe si e tillë ajo është kundër dialogut.

“Sidomos me refuzimin kokëfortë të Prishtinës për të hequr tarifën të paarsyeshme dhe të dëmshme për mallrat serbe” ka thënë Vuçiq.

Nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale ka filluar të premten një vizitë në Serbi duke takuar presidentin Aleksandar Vuçiq, si dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq ndërkaq është paraparë takimi edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Pas arritjes së zyrtarit të lartë amerikan Hale në Beograd, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, shkroi në Twitter se “Nënsekretari Hale mbërriti në Beograd për të inkurajuar Beogradin dhe Prishtinën që të kthehen në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së.

“SHBA nuk do të ofrojnë një recetë për zgjidhjen. Ne besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit” ka shkruar Scott.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së shtune.

Në prag të vizitës në Serbi dhe Kosovë, nënsekretari amerikan, David Hale, tha se ekziston mundësia që këtë vit të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, porse ajo duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë në rajon.

“Ka shanse që këtë vit të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por vetëm nëse së pari vazhdon dialogu… SHBA-ja nuk do ta japë recetën për zgjidhje. Besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, dhe se duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, tha Hale në një intervistë për gazetën serbe Danas, shkruan Rel.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai po ashtu bëri thirrje për heqjen e tarifës doganore, që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Shtetet e Bashkuara, më herët, kanë thënë se kjo taksë nuk përkon me interesat amerikanë.

Thirrje për heqjen e saj ka bërë edhe Bashkimi Evropian, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk do të vazhdojë derisa taksa mbetet në fuqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa 100%, që është vënë qysh në muajin nëntor, nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Hale do të vizitojë Serbinë të premten, ndërsa në Kosovë do të qëndrojë të shtunën.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 5 minutash

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 35 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 1 ore

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 22 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.