Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maqedonia në kaos, prokurorja e “bekuar’ nga Mogherini kapet në skemën e zhvatjes së miliona eurove

Rajoni E enjte, 8 Gusht 2019 12:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazeta italiane La Verità ka ndjekur që në numrat e parë të saj ngjarjet politike në Maqedoni me synimin për të shpalosur rrezikun serioz që përfaqëson për gjithë Evropën mënyra se si përfaqësuesit e Brukselit kanë manaxhuar në vitet e fundit ecjen drejt Bashkimit Evropian të Shkupit, i katandisur në të qenurit kryeqytet i një shteti me sovranitet të kufizuar ku aktorët politikë nuk janë gjë tjetër veçse marioneta të një teatri ndërkombëtar shumë më të madh.

Më 2016, Gjermania e Angela Merkelit, përmes degës lokale të Deutsche Telekom, ka përgjuar mijëra orë bisedash telefonike midis anëtarëve të qeverisë konservatore dhe ia ka dorëzuar transkriptimet direkt liderit të opozitës, Zoran Zaev, për ta favorizuar në rrugën drejt pushtetit e për ta manipuluar më pas sipas dëshirës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 10 orësh
Serbi/ Në orën 22:30 pritet të dalë me rezultatet e para të zgjedhjeve

Serbi/ Në orën 22:30 pritet të dalë me rezultatet e para të zgjedhjeve

Para 10 orësh
Mbyllet votimi në Serbi, pjesëmarrje rekord dhe sulme ndaj mbështetësve të studentëve

Mbyllet votimi në Serbi, pjesëmarrje rekord dhe sulme ndaj mbështetësve të studentëve

Para 11 orësh
Plani gjerman, bashkë me atë të George Soros që financoi për shumë muaj protestat në rrugë, solli rezultatin e dëshiruar. Megjithëse ndërhyrja nga jashtë pati sukses, qeveria konservatore e VMRO-DPMNE e kundërshtoi vërtetësinë, përmbajtjen dhe mënyrën e përgjimeve. Për të qetësuar protestat e shumicës qeverisëse, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja për politikën e jashtme, Federica Mogherini, kërkuan që në Maqedoni të krijohej një Prokurori Speciale me detyrën eksluzive të verifikimit të përgjimeve dhe ndjekjen penale të krimeve. Prokuroria Speciale duhej edhe të shërbente për vendosjen e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale që do të gëzonte besimin e shtetasve maqedonas. Si rezultat i kompromisit mes palëve, në krye të prokurorisë u emërua një gjyqtare deri atëherë e panjohur, Katica Janeva. Zoran Zaev i dorëzoi menjëherë gjithë dokumentacionin që kishte në zotërim. Në pak muaj, Janeva nisi proceset që çuan në burgosjen e shumë eksponentëve politikë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret, Saso Mialkov, të gjithë të lidhur me qeverinë e mëparshme.
Hetimet dhe proceset gjyqësore ndryshuan krejtësisht skenën politike. Zaev arriti të zgjidhej kryeministër dhe Maqedonia kapitulloi ndërkombëtarisht, duke pranuar të modifikonte gjithë kushtetutën e saj në favor të grekëve, duke marrë emrin Maqedonia e Veriut. Duke kundërshtuar legjitimitetin e vendimeve të qeverisë socialiste të Zaevit, presidenti i atëherëshëm Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruante modifikimin e Kushtetutës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë koalicioni qeverisës, i galvanizuar mediatikisht nga mbështetja e gjithë establishmentit evropian për prokuroren Janeva, shfrytëzoi skenarin duke zgjedhur edhe një kryetar të ri të shtetit në prill, socialistin Stevo Pendarovski, i cili firmosi gjithë aktet e mbetura pezull. Por, çfarë të mbjellësh do të korrësh dhe ashtu siç Zaev u ngjit në majë të pushtetit me përgjimet e ofruara nga palët e interesuara, tani rrezikon të bjerë në të njëjtin kurth.

Disa javë më parë, një drejtues i njohur televiz maqedonas, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u arrestua me akuzën e zhvatjes. Meqënëse zhvatja e plot 8 milionë eurove u krye mbi bazën e dokumentacionit në zotërim ekskluziv nga zyra e Janevës e supozohet në dëm të sipërmarrësit të madh maqedonas Jordan Kamçev, i hetuar në vitet e kaluara nga superprokurorja për çështjen “Impero” skandali u bë menjëherë publik.

Fakti që djali i Janevës ishte një nga manaxherët e shoqatës bamirëse në emrin e Boki 13 nuk bëri gjë tjetër veçse e përkeqësoi situatën e prokurores, e cila, pa pranuar ndonjë përgjegjësi, dha gojarisht dorëheqjen, por duke qëndruar në detyrë deri në emërimin e zëvendësuesit që do të vendoset nga kryeministri.

La Verità ka siguruar një video dhe disa përgjime, dorëzuar para disa javësh në zyrën e Prokurorisë për krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut nga ana e avokatëve të viktimës, që për herë të parë do të provonte publikisht përfshirjen e Boki 13 në bashkëpunim me prokuroren speciale Katica Janeva.

Akuza është skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe përfshirjen e supozuar të politikanëve të lartë maqedonas. Videoja, e cila është e gjitha në duart e sistemit të drejtësisë maqedonas, tregon përgatitjen e ryshfetit dhe Boki 13 që del bashkë me një koleg nga shtëpia e Kamçevit ndërsa përgjimi ambiental, me datë 20 shkurt 2019, tregon se si showmani i premton vitimës lirimin nga arresti shtëpiak. Liri që i erdhi në ditën e premtuar.

Etiketat e lidhura

Maqedonia në kaosmogherini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 9 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.