Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:01 Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta Barcelona shënoi tre gola në 10 minuta dhe përmbysi disavantazhin 0-2 për të fituar 3-2 ndaj Villarrealit, duke rikthyer epërsinë prej tre pikësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjekët në protestë: Mos na rrihni

Rajoni E premte, 1 Tetor 2021 15:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” kanë dalë në rrugë duke protestuar. Sipas radio Europa e Lirë, protesta e së mërkurës e organizuar nga Shoqata e specialistëve dhe mjekëve të rinj vjen pas një varg sulmesh që u janë bërë punonjësve në spitalet e shtetit në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, si Shkup, Tetovë e të tjerë. Nenad Llazarov, kryetar i Shoqatës së mjekëve të rinj dhe specializantë ka theksuar se mjekët në Maqedoninë e Veriut janë më pak të paguar se kolegët e tyre në të gjitha vendet e Evropës.

“Jemi mbledhur për të thënë mjaft. Kjo do të jetë revolta jonë e fundit, nuk duhet të lejojmë më që punonjësit e shëndetësisë të sulmohen. Për shumë vite, tendencat dhe fushatat negative kanë ndikuar në profesionistët e mjekësisë dhe qëllimi është që të vihen në pah vendimet e këqija të menaxherëve të sistemit. Është koha për të ndërmarrë veprime për të përmirësuar kushtet për punëtorët e shëndetit dhe pacientët”, ka thënë për mediat Llazarov.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mjekët kanë theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në realizmin e kërkesave të tyre, duke vënë theksin në miratimin e një ligji për veprimtarinë e mjekëve, që do të hartohet në bashkëpunim me të gjitha shoqatat dhe institucionet e sistemit të shëndetësisë. Mjeku Ilir Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë se mjekët duhet të kyçen drejtpërdrejt në çdo ndryshim ligjor që do të bëhet, sa i përket statusit të mjekëve dhe personelit shëndetësor. Hasani thekson se duhet të pësojë ndryshime Ligji që rregullon statusin e mjekëve dhe personelit mjekësore, duke pasur në fokus jo vetëm kushtet teknike, por edhe profesionalizmin e stafit mjekësor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Çdo hap që do të ndërmerret në ndryshimin e legjislacionit që rregullon sistemin e shëndetësisë, duhet të bëhet pas një analize gjithëpërfshirëse që do të dalë nga stafi mjekësor. Përmirësimi i kushteve të punës për mjekët dhe stafin mjekësor dhe përmirësimi i kushteve për ngritjen profesionale të kuadrit mjekësor, paraqesin bazën apo shtyllat ku duhetmbështetur si pika strategjike me të gjitha aktivitetet tona”, thotë Hasani.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Në mbështesje të mjekëve sot ka dalë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke paralajmëruar fillimin e fushatë për të sensibilizuar opinionin se me dhunë nuk zgjidhen problemet. Ai ka thënë se çdo lloj dhune paraqet vepër penale dhe ata që ushtrojnë dhunë ndaj mjekëve, do të përballen me dënime të rënda.

“Kemi ndërmarrë masa konkrete në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të treguar se të gjitha këto sulme janë të ndëshkueshme, se ka gjoba me para, por edhe burg. Një pjesë e sulmuesve, në rastet e fundit të dhunës ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfunduan në paraburgim”, ka deklaruar ministri Filipçe.

Nga ana tjetër, qytetarët thonë zvogëlimi i kuadrit mjekësor, i cili gjithnjë e më shumë është duke u larguar në vendet e Evropës Perëndimore, ka ulur edhe shërbimet mjekësore. Për një kontroll apo diagnostikim, sipas qytetarëve, duhet pritur shumë gjatë. “Ne si pacientë nuk jemi të kënaqur nga shërbimi i kuadrit mjekësor. Ndoshta ata janë të mbingarkuar me numër pacientësh dhe u humb durimi, por ne nuk kemi faj. Është e padrejtë që si pacientë nuk arrijmë të marrim shërbimin e duhur, dhe kjo na acaron”, thotë Irfete Shabani.

“Ka pacientë të cilët janë nervozë dhe sillen keq, por ka edhe mjekë të cilët nuk sillen mirë me pacientët e tyre. Pra të dyja palët kanë faj. Më ka ndodhur të shkoj te mjeku kujdestar dhe atë nuk e gjen në vendin e punës, ose është duke fjetur ose ka dalë diku. Më së miri është të vendosen kamera për të ndjekur punën e mjekëve dhe jo të harxhohen para për sigurimin e personelit mjekësor”, thotë Gjorgji Gaçov. Gjatë protestës, mjekët kanë kërkuar që me ligj të dënohet sulmi ndaj mjekëve, ashtu siç dënohet sulmi ndaj personave zyrtarë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 9 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 2 orësh

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.