Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:31 Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt Milan mundi 5-1 Frosinonen në San Siro, me Rabiot dhe Cisse ndër shënuesit, dhe rimerr vendin e katërt. Modric u zëvendësua për një problem…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një kapitull i ri për një Maqedoni “të re” të Veriut

Rajoni E martë, 21 Shtator 2021 03:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Maqedonia e ardhshme e Veriut dhe NATO nënshkruan një pakt “historik” që hap portën për anëtarësim të plotë në aleancë. Mund të jetë fillimi i një historie suksesi në Ballkanin Perëndimor, komenton Boris Georgievski.

Republika e Maqedonisë ka 26 vjet që e pret këtë ditë. Për vendin e vogël dhe të izoluar të Ballkanit anëtarësimi në aleancën më të fortë ushtarake në botë ka qenë gjithmonë një çështje e mbijetesës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Brenda vendit kjo nënkuptonte një kohezion më të fortë etnik dhe social, nga jashtë ishte një garanci që kufijtë e saj sigurohen ndaj vendeve fqinjë. Nuk ishte rastësi që parlamenti maqedonas votoi deklaratën për t’u bashkuar me NATO-n qysh në vitin 1993 – luftërat e përgjakshme në republikat e tjera ish-Jugosllave kurrë nuk arritën deri në kufijtë e saj, por rreziku ishte gjithmonë i pranishëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por megjithatë Republika e Maqedonisë nuk do ta përjetojë kurrë arritjen e saj më të madhe. Paradoksalisht ditët e vendit me këtë emër janë të numëruara. Edhe faqja e internetit të NATO-s sot nuk e përmend anëtarin e saj të ardhshëm me emrin e tij: “Të mërkurën më 6 shkurt 2019, Përfaqësuesit e Përhershëm në NATO të 29 anëtarëve të Aleancës do të nënshkruajnë Protokollin e Anëtarësimit me Shkupin”. Shkupi është sigurisht kryeqyteti i vendit.
Dhe deri në fund të kësaj jave sapo parlamenti i Greqisë të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit, një vend “i ri”: Republika e Maqedonisë së Veriut do të shpallet në botë.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

A ia vjeti kjo?

Ky është çmimi që duhej të paguante Maqedonia për t’u bashkuar me klubin. Për shumë qytetarë në vend – ky çmim ishte shumë i lartë. Por fatmirësisht për vendimmarrësit aktualë politik – nuk e shohin kështu.

U desh shumë guxim dhe vullnet politik në Shkup dhe në Athinë për ta zgjidhur çështjen e ashtuquajtur kontesti i emrit që e ka bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE që nga viti 2008 dhe kontaminoi marrëdhëniet mes dy popujve për dekada të tëra.

Shumë ende shtrojnë pyetjen, nëse ia vlente ndryshimi i emrit të vendit, për të tregtuar një pjesë të identitetit dhe të historisë për anëtarësimin në NATO?

Ia vlejti! Jo vetëm për faktin se ajo garanton një të ardhme të qendrueshme dhe të begatë të vendit, por edhe sepse me të u mbyll një kapitull, të paktën për momentin, i konflikteve të përjetshme historike ballkanike midis vendeve fqinje.

Kjo u jep mundësi gjeneratave të reja që t’i japin fund gërmimeve në llogoret e historisë dhe të fillojnë planifikimin e së ardhmes.

Në kontekstin më të gjerë të Ballkanit dhe Evropës Juglindore futja e Maqedonisë (së Veriut)në NATO më në fund mbyll çështjen “maqedonase” që e rëndonte rajonin për një kohë të gjatë. Për më tepër, ajo përmirëson stabilitetin në rajon në një kohë që fantazmat e së kaluarës kërcënojnë të ngjallen sërish, veçanërisht në valën përpjekjeve për një zgjidhje përfundimtare të pritshme për shtetësinë e Kosovës.

Histori suksesi në Ballkanin Perëndimor?!

Maqedonia (e Veriut) nuk ka ushtri dhe PBB-ja e saj vjetor është më afër një qyteti gjerman të pazhvilluar sesa një vendi të përparuar perëndimor, por si Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe vendet kryesore evropiane e kanë kuptuar kohë më parë, se ia vlen më shumë ta kenë të lidhur me Perëndimin këtë vend sesa të rrezikojnë me trazira të tjetra në Ballkan.

Fakti që Maqedonia e Veriut është një shembull i rrallë i funksionimit (pak a shumë)të demokracisë multietnike në një rajon të paqëndrueshëm i rrit përfitimet e anëtarësimit të saj në NATO.

Përsa i përket ushtrisë apo ekonomisë, vendi nuk ka ndonjë vlerë në vetvete, por në aspektin e interesave aktuale gjeopolitike (Rusia, Kina)mesazhi që zgjidhja e suksesshme e konfliktit u jep vendeve fqinje (Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina)- mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm.

Për Maqedoninë(e Veriut) fillon sot një kapitull i ri. Vendi ende përballet me shumë pengesa dhe detyra të vështira që ka përpara. Ajo ka nevojë për reforma në çdo pjesë të shoqërisë, ajo ka nevojë për të rindërtuar kohezionin e saj të brendshëm dhe ka nevojë për një ekonomi që prodhon diçka tjetër përveç largimit të trurit. Nëse Bashkimi Evropian vendos që më në fund të hapë procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor, së bashku me pranimin në NATO, mund të jetë vetëm fillimi i një historie të suksesshme në Ballkanin Perëndimor të harruar prej një kohe të gjatë./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 29 minutash

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 59 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 1 ore

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 22 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.