Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptari që vrau të bijën në Greqi, zbardh lutjet e fundit të vajzës: Më varni që të qetësohet shpirti i saj

Rajoni E premte, 17 Shtator 2021 17:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

I penduar për vrasjen e të bijës në Korfuz në ditën e parë të Vitit të Ri, shqiptari Aleko Petro ka kërkuar ndëshkim maksimal për veten e tij.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Më varni në mes të sheshit të Korfuzit që të qetësohet shpirti i vajzës”, tha thënë ai në një rrëfim të gjatë për mediat greke.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Shqiptari 52-vjeçar ka rrëfyer momentin kur e bija, Anxhelina Petro e ka vizituar me rastin e Vitit të Ri. “Më erdhi në shtëpi papritur për të më uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Kisha bërë bakllava dhe gurabie, hëngrëm e biseduam për familjen. Folëm normalisht. Në një moment filloi ti binte telefoni dhe ajo i tha ‘jam tek babi’. Zakonisht kur vinte tek unë nuk fliste por rrinte me telefon në dorë dhe dërgonte mesazhe. Vajza nuk më fliste shumë, por të paktën erdhi. Unë këtë doja të vinte se kishte gati një vit që kishte ikur nga shtëpia. Kur i ra prapë zilja e telefonit, nuk e fsheha bezdisjen time dhe i thashë. ‘Nuk e le tani. Po flasim, pastaj fol. Po deshe merre, nuk e kam problem’”.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Atëherë sipas babait vrasës, 29-vjeçarja shpërtheu duke filluar të bërtasë dhe të shtyjë karriget dhe duke thënë…

“Do të bëjë çfarë të dua. Telefoni është i imi dhe nuk dua të pyes asnjeri”.

“Po nuk të thashë asgjë, pse bën kështu”, por sipas babait, vajza ka vazhduar të bërtasë.

Pastaj 52-vjeçari ka rrëfyer momentin e krimit.

“Për një moment u ‘nxiva’, në ato çaste nuk isha më vetvetja. Nuk shikoja asgjë më. E godita me hekur dhe pastaj ajo u hodh nga dritarja. U hodha edhe unë pas saj. Isha tjetër njeri….Edhe tani rri e mendoj se çfarë ndodhi e si e bëra”.

Më tej ai ka rrëfyer se e gjeti vajzën në pjesën e pasme të oborrit të plagosur rëndë dhe të shtrirë në tokë.

Kur e pa vajza i tha…

“Baba po iki, të dua shumë. Dua të më përqafosh”.

“Aty i thashë – ‘Do vi edhe unë më ty bija ime’. – E mbajta të përqafuar në krahët e mi dhe më thoshte: ‘Kam ftohtë baba’”, ka treguar ai.

Në vazhdim shqiptari 52-vjeçar ka deklaruar se pastroi shtëpinë, dogji disa nga rrobat e tij dhe disa sende të vajzës. Po kështu ai hodhi telefonin e vajzës në oborrin e kumbarës së saj. Kur u pyet se pse e varrosi trupin e vajzës në oborr ai u përgjigj…

“Nuk doja ta lija jashtë e a hanin kafshët. E varrosa aty përkohësisht”.

Gjithashtu ai theksoi se ishte aq shumë i shokuar saqë nuk mundi të merrte njeri në telefon.

“Nuk dija se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë gabim në ato momente. Më morën në telefon dhe vajtja në polici. Nuk mund të flisja. Pastaj vajtëm në shtëpi”.

Më pas i ati ka folur edhe për lidhjen e vajzës së tij me të riun afgan.

“Nuk dija asgjë për lidhjen e saj me djalin nga Afganistani. Ato ditë e mësova. Kisha dëgjuar diçka por nuk e dija se ku ndodhej dhe me këtë rrinte”.

Madje ai ka shtuar se nuk e dinte fare se vajza e tij ishte pagëzuar në fenë e krishterë.

Gjithashtu ai e ka mohuar se e kishte dhunuar edhe më parë vajzën “thjesht i bërtisja ndonjëherë kur vonohej si çdo baba“.

Në fund ai ka thënë fjalët më të mira për vajzën që vrau…

“Ishte e zgjuar dhe fëmijë i mirë. E merrja me vete në punë në ndërtim. Shtronte pllaka me mua më ndihmonte për çdo gjë. Ishte vajzë shumë e fortë”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.