Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shtetësia”/ Kërkohet zgjidhje, Zaev: Pse s’rrezikohet identiteti

Rajoni E premte, 17 Shtator 2021 20:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot deklaroi se ende është në bisedime me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit për gjetjen e formulimit teknik lidhur me shtetësinë me qëllim të sigurimit të 80 deputetëve të nevojshëm për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“BESA është parimisht e vendosur për këtë çështje, siç janë edhe të tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, dhe janë “të parët të cilët janë për mbrojtje të identitetit të Maqedonisë”. Thelbi i Lëvizjes BESA është që përmes formulimit të maqedonas /qytetar i RMV të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët dhe të gjithë të tjerët në shtet do të jenë maqedonas. Ky është thelbi. Po kërkohen aspektet teknike për zgjidhje. Gjithsesi shtetësia është e Maqedonisë dhe ashtu do të mbetet. Për këtë nuk ka dilemë. BESA nuk kërkon të ndryshohet identiteti apo ngjashëm. Syri i zgjuar i tetë deputetëve mu këtë po e bën si edhe ne dhe deputetët e tjerë. Po punojmë që të gjendet zgjidhje për formulimet teknike si shtetësia për të gjithë të jetë maqedonas/qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore, ndërkaq megjithatë, shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike të mos jenë maqedonas”, tha Zaev në konferencën për shtyp pas promovimit të operatorit të autorizuar ekonomik.Ai shtoi se maqedonasit në shtet nuk duhet të frikësohen se ndonjë parti shqiptare apo deputet shqiptar kërkon të rrezikohet identiteti. “Të gjithë angazhohemi që ai identitet, që ishte kontestuar, përfundimisht të jetë i garantuar. Shqiptarët e bënë atë edhe në referendum edhe me mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht edhe ne maqedonasit nuk kemi për qëllim që ndonjë ndjenjë apo përkatësi etnike  ta ndryshojmë. Ato janë vlera dhe të drejta njerëzore”, tha kryeministri, transmeton Alsat M.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Zaev përsëriti se numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët do t’i mbështesin amendamentet kushtetuese do të dihet në momentin e votimit. Pret që kjo të shihet që sot apo gjatë votimit për amendamentin e parë në Kuvend. “Përgjegjësia në fund është e deputetëve dhe besoj se do të gjejnë forca të mblidhen dy të tretat përkatësisht 80 deputetë në mënyrë që të votohen amandamentet sepse më pas pason edhe votimi në Parlamentin grek”, thotë Zaev dhe shfaqi bindje se “nëse jemi kreativë, do të gjejmë zgjidhje”.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai tha se nuk mundet për momentin të thotë se janë siguruar 80 deputetë, por edhe se është i gatshëm ta ndërmarrë pjesën e vet të përgjegjësisë. “Secili duhet ta ndërmarrë përgjegjësinë për procesin. Nëse nuk ka shumicë pason Këshilli qendror i LSDM-së dhe bartja e përgjegjësisë. Vendosëm gjithçka në këtë letër. Në politikë, siç merren meritat, ashtu bartet edhe përgjegjësia. Nuk kam paragjykime, erdhi momenti i përgjegjësisë. Ose do të jemi 80 ose do të pasojë përgjegjësia”, thotë kryeministri Zaev, dhe me atë rast nënvizon se megjithatë beson dhe pret që të sigurohet shumica e nevojshme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 8 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 7 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 8 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 6 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.