Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 12:49 Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona Policia e Durrësit ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 të qytetit, ku autorët dyshohet se kanë marrë shuma të mëdha…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vuçiç: Shpresojmë në një zgjidhje për dinarin në ditët në vazhdim

Aktualitet E mërkurë, 28 Shkurt 2024 14:48
Vuçiç: Shpresojmë në një zgjidhje për dinarin në ditët në vazhdim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se shpreson që, në ditët në vazhdim, të gjendet një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ai tha se, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, beson se “do të mund të gjendet një zgjidhje jo e mirë”, por që “do të nënkuptonte mbijetesën e qytetarëve serbë në Kosovë”. Ai nuk dha detaje se si do të mund të dukej ajo. Nga fillimi i shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Rrjedhimisht, u ndalua edhe përdorimi i dinarit serb – valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga buxheti i Serbisë. Rregullorja nxiti reagime të zemëruara si nga Serbia, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi pezullimin e saj, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve të prekur, që të përshtaten me praktikën e re. Kjo rregullore ishte temë diskutimesh midis delegacioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, të martën në Bruksel.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, ndërmjetësuesi i bisedimeve, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit në Kosovë, mbetën pa përgjigje, andaj “duhen takime shtesë”. Duke folur për gazetarët në Tiranë, ku mori pjesë në një samit për Ukrainën, Vuçiq tha se “regjimi në Prishtinë nuk do, me asnjë kusht dhe në asnjë mënyrë, sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Shpresoj se do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje në ditët në vazhdim”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet. Sipas tij, rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro. Që nga paslufta më 1999, komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa në dinarë nga Serbia, përfshirë paga, pensione e shtesa për fëmijë. Banka Popullore e Serbisë i dërgonte dinarët në kasafortën e saj në komunën e Leposaviqit – pjesa veriore e Kosovës – prej nga kompania ndërkombëtare, Henderson, i transportonte nëpër institucionet financiare që operojnë nën sistemin serb, të tilla si Posta e Serbisë apo Kursimorja e Postës.

Mund t'ju interesojë

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Para 30 minutash
Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Para 1 ore
Protesta në Tiranë, 10 persona nën hetim dhe 13 gjoba nga policia

Protesta në Tiranë, 10 persona nën hetim dhe 13 gjoba nga policia

Para 1 ore

BQK-ja këmbëngul tani se kjo praktikë është e kundërligjshme, sepse vetëm ajo mund të eksportojë dhe importojë monedha dhe kartëmonedha në territorin e Kosovës. REL-i raportoi më herët se në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë, qytetarët janë ankuar për mungesën e dinarëve.

Marrë nga REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona
Para 30 minutash

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli
Para 47 minutash

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!
Para 1 ore

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Tresoldi në radarin e Bayernit pas dëmtimit të Kane
Para 1 ore

Tresoldi në radarin e Bayernit pas dëmtimit të Kane

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 14 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 22 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 1 ore

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.