Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:47 Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar Paris Saint-Germain pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e janarit. Kampionët francezë po përballen me probleme të rëndësishme në repartin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbulime: 10 ilaçet më të rëndësishme në 70 vitet e fundit

Shëndeti E mërkurë, 8 Shtator 2021 15:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këto ilaçe kanë dhënë një sërë përfitimesh; përmirësim të të dhënave klinike, më shumë jetë njerëzore të shpëtuara, cilësi jete më të mirë, efikasitet më të mirë shëndetësor dhe përfitime më të mëdha shoqërore.

Dhjetë ilaçe, dhjetë hapa jetësor për shëndetin publik dhe luftën kundër sëmundjeve. Qendra e studimeve britanike, “Office of Health Economics” në Mbretërinë e Bashkuar ka evidentuar një listë me 10 ilaçet më të rëndësishme në 70 vitet e fundit, kjo në kuadër të përvjetorit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik, themeluar në vitin 1948. Në listë bëjnë ilaçe që nga vaksina kundër fruthit dhe kundër poliomielitit e deri tek antibiotikët e gjeneratës së dytë – në të katërt të penicilinave, klorpromazina, kontraceptivët oralë, beta-bllokuesit, antiastmatikët, imunosupresorët dhe antiretroviralët. Impakti i tyre social është vendosur nga rastet e shumta të sëmundjeve dhe problematikat e zgjidhura në shëndetin publik. Rast konkret është pikërisht viti 1948 në Angli ku u evidentuan rreth 400 mijë raste me fruth, prej të cilëve 327 persona vdiqën. Ndërsa në vitin 2015 numri i personave të prekur me fruth ra gati në 1200, shpjegon doktoresha Sheuli Porkess, zëvendësdrejtore e Asociacionit të Industrisë Angleze të Farmaceutikës, (ABPI). E gjitha kjo falë zbulimit të vaksinës së fruthit dhe futjes së saj pjesë e programit kombëtar të vaksinimit. Ndaj dhe sikurse e listojnë specialistët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, këto ilaçe kanë dhënë një sërë përfitimesh; përmirësim të dhënave klinike, më shumë jetë njerëzore të shpëtuara, cilësi jete më të mirë, efikasitet më të mirë shëndetësor dhe përfitime më të mëdha shoqërore. Sigurisht që pjesë e industrisë farmaceutike janë edhe falimentimet, por rastet e suksesit mund të ndryshojë botën dhe kur ilaçet janë efikase e arrijnë suksesin e kërkuar mund të ndryshojnë qartësisht jetët e miliona njerëzve.

Kloropromazina

Kloropromazina është ilaçi i parë antipsikotik, prodhuar në vitin 1951. Konsiderohet themelore në “revolucionin psikofarmakologjik” dhe ka shtruar rrugën për kalimin nga kujdesi institucional në kujdesin e bazuar në komunitet për njerëzit me sëmundje mendore. Pjesa më e madhe e rëndësisë së kloropromazinës vjen nga fakti që ky ilaç është origjina e të gjitha medikamenteve moderne antipsikotike dhe antidepresive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vaksina kundër poliomielitit

Programi i parë i vaksinimit i implementuar në shërbimin shëndetësor britanik bënte pjesë të saj edhe vaksinën kundër poliomielitit në vitin 1955. Megjithatë, problemet në zinxhirin e furnizimit me vaksina çuan në shtrirjen e programit deri në vitin 1958: në përfundim të atij viti janë përfshirë në vaksinim 6.4 milionë persona dhe numri i rasteve të vdekur nga poliomieliti ka ardhur në rënie në Angli në mënyrë të përshpejtuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kontraceptivët oralë

Kontraceptivët oralë përfaqësojnë zbulimin mjekësor më të rëndësishëm në këtë fushë. Madje ekonomisti Tim Harford e ka identifikuar si një prej elementeve më të rëndësishme në ekonominë moderne. Këto lloj ilaçesh u morën vazhdimisht çdo ditë nga miliona vajza dhe gra të shëndetshme. Ky zbulim rezultoi i suksesshëm pasi çoi në reduktimin e nënave adoleshente përgjatë viteve ’50 –60 dhe në vijim.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Penicilina

Antibiotiku i parë, penicilina u zbulua në vitin 1928. Ndërsa në vitin 1948, u zhvillua gjenerata e re e penicilinës, ampicilina, amoksicilina dhe fluksoksacilina, konsiderohen ndër më të rëndësishmet për shoqërinë. Këto kanë zvogëluar vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë e lidhur me infeksionet.

Beta-bllokuesit

U zhvilluan në fillim të viteve ’60 nga James Black, i cili më pas mori çmimin Nobel për Mjekësi, pikërisht për këtë zbulim. Me shkallë të lartë të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë, insuficienca kardiake është një problem serioz dhe në rritje: vlerësohet se 2-3% e popullsisë është prekur në vendet e zhvilluara. Ekzistojnë prova të qarta se rreziku i vdekshmërisë zvogëlohet me rreth 35% në pacientët që marrin beta-bllokues

Anti-astme

Ilaçet kundër astmës konsiderohen ndër arritjet më të rëndësishme të 70 viteve të fundit. Këto ilaçe punojnë duke hapur rrugët e frymëmarrjes në mushkëri, duke lehtësuar simptomat e astmës dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike. Në Mbretërinë e Bashkuar deri në mesin e viteve 1960, për çdo 100 mijë njerëz në moshë midis 15 dhe 44 vjeç, rreth tre vdiqën nga astma. Një dekadë më vonë, kjo normë kishte rënë nën një për çdo 300 mijë.

Tamoxifen

Trajtimi i kancerit të gjirit ka pësuar ndryshime të mëdha: tamoxifeni është cilësuar si ilaç kyç. Pas përfshirjes së këtij ilaçi në skemën e trajtimit, vdekshmëria nga kanceri i gjirit ka rënë ndjeshëm. Të dhënat nga 20 studime kanë treguar se tamoxifeni mund të shtyjë rrezikun e përsëritjes së sëmundjes me 15 vjet.

Imunosupresorët

Këto ilaçe kanë lehtësuar transplantimin e suksesshëm të organeve që nga vitet 1960. Me zhvillimet e reja në fushën e ilaçeve imunosupresore mund të zvogëlojnë shpenzimet për shërbimin shëndetësor duke zvogëluar shkallën e refuzimit të transplantit.

Antiretroviralët

Zidovudina është ilaçi i parë kundër virusit HIV, së bashku me ilaçe të tjera retrovirale, të cilat kanë parandaluar një pandemi. Pavarësisht rritjes dramatike të personave të diagnostikuar nga viti 1987 deri në 2005, në vitin 2005 numri i personave që kanë vdekur nga ky virus është goxha më i ulët në krahasim me vitin 1994. Trajtimi me antiretroviralë është përdorur edhe për të reduktuar transmetimin e sëmundjes në mënyrë vertikale, në kombinim me operacion cezarian, ai reduktoi rrezikun e transmetimit nga nëna te fëmija me 32% në 4%

Vaksina kundër fruthit

Në vitin 1948 në Mbretërinë e Bashkuar u evidentuan 400 mijë raste me fruth prej të cilëve vdiqën 327 persona. Në vitin 1968, vaksina e fruthit u fut në skemën e vaksinimit dhe numri i rasteve dhe vdekjeve u ul ndjeshëm. Megjithatë në vitin 1987 një vit para se të bëhej pjesë e skemës vaksina MMR, numri i personave të infektuar ishte akoma i lartë dhe 6 të vdekur. Në vitin 1994 ka qenë viti i parë pa vdekjen nga fruthi në Mbretërinë e Madhe. Që nga viti 2015, numri i rasteve ka zbritur nën 1200.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 2 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 18 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 19 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 23 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.