
Tashmë nuk kemi pse të çuditemi më, pasi shumë të huaj me famë ndërkombëtare po zgjedhin të vishen nga stilistë shqiptarë.
Kësaj here është Nensi Dojaka, një stiliste e re dhe shumë e talentuar e cila është kujdesur të veshë supermodelen me famë botërore Bella Hadid.
Bella u shfaq në eventin e ‘MTV Video Music Awards 2020’ me një veshje të realizuar nga Nensi.
Ka qenë supermodelja ajo e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka prezantuar me të gjithë ndjekësit e saj talentin e Nensit.
“E veshur nga një stiliste e re shumë e talentuar Nensi Dojaka,”- shkroi Bella Hadid, krahas fotove të publikuara.
Edhe Nensi nuk mund të qëndronte pa e postuar këtë projekt i cili ka qenë një endërr e realizuar për të.
“Bella Hadid dhe Carlos Nazario bënë ëndrrat e mia realitet. Kaq mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest,”- shkruan Nensi.

