
Gazetari Bledi Mane ka treguar disa herë që ka qenë në burg. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gazetari i njohur foli për 3 eksperiencat e tij me burgun.
Një eksperiencë me burgun ka edhe banorin Qetësor Ferruanj. Edhe ky i fundit ka patur një histori me qelitë e errëta. Por ndryshe nga Bledi, ish-fituesi i “Big Brother” duket se nuk e ka me shumë qejf historinë e tij të arrestimi. ”Nuk jam çun burgu unë”, është shprehur ai.
Për këtë duket se Bledi ka dashur të thotë fjalën e tij. Ai a treguar se ka qenë në një burg me Qetësorin, por me një ndryshim. “Me Qetësorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël.Unë shërbeja të biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetësori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave”, janë fjalët e Bledi Manes.
