Lajmet nga familja mbretërore nuk kanë fund. Këtë herë është princ William ai që është në qendër të vëmëndjes. Kjo pasi në provat gjenerale të paradës për 2 qershorin, ditën e kurorëzimit të mbretëreshës Elizabeth II, ndodhi diçka.
Në fakt jo princit, por kali i tij. Disa ish-ushtarakë në Angli kanë hedhur dyshime se kali i tij ka qenë i droguar, për shkak të disa sjelljeve të tij që nuk ishin të zakonshme. “Kali i William duket i droguar. Koka e tij qëndron vetëm poshtë. Është një turp”.
“DailyMail” ka publikuar edhe një video ku duket vështirësia e Princit për ta mbajtur në kontroll, teksa sipas veteranëve, kjo u bë me qëllim që kali të ishte më i bindur, por e gjitha iu kthye në efektin e kundërt duke e cilësuar si “turp”.
