Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Na e pushtuan bullgarët, maqedonasit e rumunët”, festivali i RTSH-së nis me polemika

Showbiz E premte, 20 Dhjetor 2019 11:37
“Na e pushtuan bullgarët, maqedonasit e rumunët”, festivali i RTSH-së nis me polemika
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbrëmë ka nisur festivali i RTSH-së dhe “ylli” i natës së parë ka qenë prezantuesja Alketa Vejsiu dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Përveç polemikave për fituesin e parazgjedhur, që këtë radhë thuhet se është Elvana Gjata, autorët shqiptarë kanë hapur një tjetër polemikë.

Sipas autorëve shqiptarë të “Albautor”, ky festival nuk është më shqiptar: Te dashur miq sot ne dt 19.12.2019 ora 18.00 u mblodh shoqata “Albautor” e cila mbron kompozitoret,poetet,orkestruesit me te njohur shqiptare te cilet miraruan kete deklarate duke shprehur nje shqetesim te madh per mbrojtjen e integritetit kombetar te festivalit te kenges ne RTSH ku per 57 vjet me rradhe publiku shqiptar ka ndjekur kenget e autoreve shqiptare.Askush nuk ka te drejte te shkele mbi traditen e mrekullueshme te krijuesve shqiptare dhe ne kete festival ” “Kombetar” nuk ka vend per kompozitore me nenshtetesi Maqedonase,Bullgare,Rumune apo cfare do qofte me gjithe respektin per to…Ky eshte festivali i muzikes shqiptare…mos shkelni mbi vlerat kombetare,kulturen,traditen…mjaf me …deri ketu nuk papergjegjeshmeria…”

Deklarata e plotë e “Albautor”

Ne, të gjithë autorët anëtarë dhe përfaqësues të asamblesë së Agjencisë Albautor, e ndjejmë tashmë të detyrueshme që të shprehim publikisht shqetësimin tonë të madh në lidhje me mënyrën e organizimit të Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar këtë vit, duke qenë se ruajtja e vlerave artistike kombëtare po cenohet haptas nga interesa të ngushta të një grupi të kufizuar njerëzish.

1. Si asnjëherë më parë në 57 Festivale të R.T.SH. kriteret e pranimit të këngëve janë ndryshuar në fund të fazës së pranimit duke vendosur kritere të reja të papublikuara në media dhe të ndryshme nga të gjithë festivalet e kaluara.

2. Në mënyrë të fshehtë janë ftuar në festival kompozitorë me shtetësi jo shqiptare, duke cenuar një ndër parimet më të rëndësishme të festivalit dhe duke shkelur rëndë dinjitetin e kompozitorëve shqiptarë, të cilët kanë arritur suksese të shkëlqyera në festivalin evropian të këngës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3. Krijuesve shqiptarë nuk u lejohet të marrin pjesë në festivalet analoge si Itali, Maqedoni, Bullgari, Greqi etj… sepse nuk kanë nënshtetësinë e vendit përkatës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

4. Në një kohë kur elementi që i jep këngës fizionominë e muzikës tradicionale shqiptare është kompozitori, ky element hiqet nga individë të cilët nuk kanë asnjë kontribut në muzikën shqiptare, pa marrë asnjë mendim nga artistët që kanë mbajtur gjallë vazhdimësinë e këtij festivali.

Mund t'ju interesojë

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

Para 6 orësh
Shifra marramendëse, Labi zbulon sa para ka fituar pas Big Brother

Shifra marramendëse, Labi zbulon sa para ka fituar pas Big Brother

Para 11 orësh
Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Para 20 orësh

5. Në një kohë që me dhjetëra kompozitorë të suksesshëm shqiptarë nuk janë ftuar në festival në kundërshtim me gjithë vitet e kaluara, porositen kompozitorë shqiptarë e të huaj me nga dy këngë.

6. Në kundërshtim të hapur me ligjin e të drejtës së autorit është hequr titulli orkestrues muzikor i këngës, si autor me të drejta të njohura ligjërisht.

7. Festivali i këngës në R.T.SH. gëzon një popullaritet të madh në mbarë opinionin publik shqiptar, duke patur një ndjeshmëri shumë të lartë edhe për faktin që financohet direkt nga taksapaguesit shqiptarë, të cilët duan të investojnë në kulturën shqiptare që ka aq shumë nevojë, pasi është në gjendje të mjeruar ekonomike edhe për faktin që R.T.SH. nuk paguan asgjë për detyrimin që ka në zbatim të ligjit të së drejtës së autorit.

Në lidhje me shqetësimet e parashtruara, jemi të detyruar të gjithë së bashku, si krijues dhe autorë, të ngremë zërin kundër këtyre fakteve abuzive, duke kërkuar unanimisht marrjen e masave për ndryshimin e kësaj situate shqetësuese dhe të një kontrolli financiar të festivalit të 58 të këngës në R.T.SH.

Etiketat e lidhura

festivali i RTSH-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 6 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 7 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 7 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 10 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 11 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.