Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga ëndrrat e izoluara te skenat gjigande botërore, një udhëtim me muzikën e Rita Orës

Aktualitet E martë, 8 Shtator 2026 12:05
Nga ëndrrat e izoluara te skenat gjigande botërore, një udhëtim me muzikën e Rita Orës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe pse Tirana e viteve ’60 mbante peshën kryesore të jetës kulturore në vend, skena e saj artistike mbetej e zbehtë dhe e izoluar. Sipas mundësive, disa ndiqnin programet televizive të RAI-it dhe stacione të tjera të huaja në radio për të qenë pak të lidhur me jetën artistike të botës, për të njohur këngët dhe artistët e mëdhenj, koncertet e tyre në Romë, Paris, Londër, si një botë e pakapshme për ne. Prej koncerteve të muzikës së lehtë me “këngëtarë të jashtëm” në fillim të viteve ’80 kujtoj koncertin e artistes greke, Marinella në Pallatin e Sportit Partizani, në fund të viteve ’80 Albano dhe Romina Power, në stadiumin Qemal Stafa, një shfaqje e mrekullueshme që më mbush me emocion e nostalgji edhe sot.
Atëherë ishte koha kur artistët shqiptarë vështirë se mund të ngjiteshin në skenat ndërkombëtare, ndërsa sot yjet tona të muzikës ngjiten në platformat më prestigjioze të botës. Prej tyre veçoj Rita Orën, me të cilën ndiej një afërsi familjare ndonëse nuk ishim takuar kurrë dhe u përkasim brezave të ndryshëm. Kjo lidhje e ka zanafillën tek arti dhe artistët në familjet tona. Tregimi i babait tim “Tre Vetë Kapërcejnë Malin” frymëzoi dy projekte kinematografike. Në Kosovë u jetësua si film televiziv në 1980 nga regjisori i madh Besim Sahatçiu me skenar nga Skënder Blakaj, ndërsa në Shqipëri tetë vjet më vonë u realizua si produksion me skenar të Naum Priftit dhe Valter Files dhe regji nga Besim Kurti.
Rita Ora është mbesa e regjisorit të ndjerë Besim Sahatçiu. Ai e kishte shprehur shpesh dëshirën për ta kthyer mbiemrin e tij në shqip dhe mbesa e ka çuar në vend atë amanet. E frymëzuar edhe nga lidhja shpirtërore midis dy artistëve në familjet tona, unë u nisa bashkë me shoqen e gjimnazit për në koncertin e Ritës në Ohër. Ishte si një udhëtim në kohë, por edhe një takim prekës me ëndrrat e rinisë sonë.
Koncerti i Rita Orës, një nga ngjarjet muzikore të sezonit të festivaleve verore 2026, ishte një spektakël plot gjallëri, energji dhe profesionalizëm, me interpretime të këngëve të saj më të njohura dhe ato më të rejat. Mes shumë të rinjve në stadiumin “Bilhanini Izvari” edhe ne u ndjemë sërish gjimnaziste. Kënduam, duartrokitëm dhe shijuam çdo moment të mbrëmjes. Përshëndetja në gjuhën shqipe e Rita Orës e ndezi edhe më shumë entuziazmin e të rinjve të shumtë shqiptarë. Bukuria e Ohrit, freskia e liqenit, atmosfera e qytetit e koncertit u bashkuan në një mbrëmje të paharrueshme tek të gjithë pjesëmarrësit.
Dikur ëndërronim të shihnim artistët e mëdhenj të botës, sot udhëtojmë për të duartrokitur një artiste shqiptare në skenat botërore. Artistë si Rita Ora i kanë dhënë emrit shqiptar një vend të merituar në skenën botërore. Ata na bëjnë të ndihemi më të pasur shpirtërisht dhe më krenarë për identitetin tonë. Ndërsa Rita ndez dritat e skenave të festivaleve verore, ajo ndriçon edhe një pjesë të shpirtit të atij brezi që dikur guxonte vetëm të ëndërronte.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 1 ore
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 1 ore
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 2 orësh

Julika Prifti/ Gazeta “Dielli”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 1 ore

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 1 ore

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 18 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 23 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.