
Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, mund të jetë duke pritur një fëmijë me bashkëshortin, Kenneth Petty.
Shkak për këto lajme është bërë një video e publikuar nga vetë Nicki në llogarinë e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B86QenLHa1S/?utm_source=ig_embed
Fansat kanë vërshuar në komente duke e pyetur për shtatzëninë, mirëpo Nicki ka vendosur të na lërë ende kuriozë.
![]()
![]()
I vetmi detaj që 37-vjeçarja ka treguar është se dyshja po fluturonte drejt Trinidad, ndërsa më pas lajmëroi fansat në këtë vend se kishin mbërritur.
Më herët, Minaj ka treguar gjatë intervistave dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë, ndërsa ne po presim me padurim për lajme nga reperja!
