Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 20:51 Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur Një aksident i rëndë me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për’Puthen apo Për’Leshen?

Showbiz E martë, 29 Shtator 2020 21:13
Për’Puthen apo Për’Leshen?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kush? Gocat dhe djemtë e Për’Puthen.
Çfarë: Në kërkim të dashurisë, mes një zhurme të pandërprerë shastisëse.
Kur? Çdo ditë, nga e hëna në të premte, pas “Ftesë në pesë”.
Ku? Top Channel.
Si? Me ulërima.
Pse? [Heshtje].

Kur u prezantua formati i dytë i Për’Puthen, kisha disa pritshmëri. Që të sqarohemi, nuk prisja që emisioni të më bënte mua dhe shumë të tjerë të rendnim me shpejtësi pas telekomandës për të ndjekur Për’Puthen, por megjithatë, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e më shumë konkurrentëve, më tepër kohë televizive dhe mbi të gjitha, përmirësim të problemeve që shfaqi sezoni i parë si eksperiencë e parë, prisja që ky sezon i dytë, në mos të më surprizonte për mirë, të paktën të mos më habiste kaq shumë, për keq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për’Puthen nisi gabim në koncept që në puntantën e dytë, kur u prezantuan katër djemtë e parë konkurrentë. Referuar klipeve të tyre, një prej djemve ecte me Porsche Cayenne teksa bisedonte me iPhone-n e tij 11 Pro (gentle reminder: nuk lejohet telefoni kur nget makinën), parkonte diku dhe shihte kamerën a thua se po xhirohej ndonjë film aksion turk; një tjetër ecte i qetë buzë pishinës, zhvishej dhe kamera përqëndrohej te tatuazhet teksa djali në fjalë prezantonte veten; një i tretë bëhej gati për të shkuar te taksia pasi zbret nga avioni; ndërsa djali cool nga Kosova, lëvizte nëpër Tiranë me flokët e shpupuritura. Më fjalë të tjera, klipet ishin deri diku ok, zbulonin pak ose aspak për profilin e beqarëve konkurrentë. Problemi qëndron diku tjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fill pas kësaj, në puntatat e mëvonshme, u prezantuan dhjetë djemtë e tjerë. I pari pa klip. I dyti pa klip. I treti pa klip e kështu me radhë. Pa asnjë shpegim, 10 djemtë e tjerë – të cilët u ulën tufë nëpër karriget pas poltronave të djemve të parë – hynë në studio dhe prezantuan veten për 10 sekonda e kusur me fjali të ngjashme me vjershat e kopshteve “përshëndes mamin, babin, të gjithë ata që më duan dhe i dua”. Pa dashur të bëj avokatin mbrojtës, por nuk mendoj se kishin faj se ç’mund të tregojë për veten dikush i pamësuar me kamerën?!

Mund t'ju interesojë

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon

Para 11 orësh
Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

31 Tetor 2026, 07:50
21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

30 Tetor 2026, 23:50

Ndoshta është përshtypje e gabuar, por përsa kohë mungoi një klip për djemtë e tjerë, u krijua një lloj ndarjeje, të cilën absolutisht nuk mund ta quaj sociale, por sidoqoftë më përcolli ndjesinë e një ndarjeje ekonomike. Çfarë ndikon më shumë në këtë pjesë është edhe background-i tyre: student, IT i papunë, kamarier, banakier, PR, sportist etj. Pra, të gjithë këta djem, si shumë prej nesh, të cilët në jetën e përditshme nuk vishen me Palm Angels, Gucci dhe Moncler, nuk u prezantuan si të tjerët.

Në ditët e tjera, qartazi u kuptua se nëpër poltrona ulen djemtë më protagonistë dhe që kanë patur takime me vajzat. Sidoqoftë, në bazë të cilave kritereve u vendosën katër protagonistët e parë, që në mos u prezantuan siç duhet, të paktën patën një prezantim?! Duket se u prezantuan ata që ndoshta do të bënin më shumë zhurmë, më shumë debat, më shumë Për’leshje.

Një tjetër detaj që më surprizoi (jo për mirë) është dëshira për të diskutuar në studio debate dhe konflikte që jo vetëm s’kanë ndodhur në program, por as kanë lidhje me programin. Me minuta të tëra diskutohet një sherr banal mes djemve për një gjest të papërfillshëm dhe sikur të mos mjaftonte kjo, i kushtohen 2 puntata sqarimeve të Anës me shoqen e saj, a thua se nuk ka ndonjë gjë më të hajrit për t’u diskutuar. Sigurisht që nuk i përjashtojmë debatet, ndonjëherë edhe më të zjarrta seç duhet ose seç televizioni i lejon, por gjithmonë brenda kornizave të emisionit dhe gjithmonë në lidhje me emisionin. Një debat shoqesh jo vetëm që nuk ka lidhje me programin, por e largon totalisht këtë të fundit nga qëllimi që ka: Të gjeturit e dashurisë, apo jo?!

Mesa duket, jo. Në Për’Puthen flitet për çdo gjë, përveç dashurisë. Diskutohen postimet ofenduese nëpër rrjete sociale karshi njëri-tjetrit, por jo takimet. Të gjithë mbrohen pas “ky është mendimi im dhe pikë”. Dakord, sepse siç është stërthënë në emision, “jemi në demokraci”, por a mund të më bindësh për mendimin tënd dhe të më argumentosh pse mendimi im është gabim? Sigurisht që jo. Larg qoftë! Por kjo është gjysma e të keqes. E keqja e plotë është kur pretendoher se po bindin të tjerët. Këtu nis gurguleja, një grumbull njerëzish që flasin, një turmë e rrëmujshme ku s’merr vesh i pari të dytin.

Diskutimet në emision, nga konkurrentët te opinionisti – e theksoj sërish, jo për dashurinë – nisin si ironi dhe përfundojnë në ofendime dhe fjalor aspak tipik për disa njerëz që e kanë kaluar adoleshencën me kohë dhe siç e tha edhe Arjan Konomi, nuk kanë pse të gjithë bashkë, “të kakarisin si pulat në kotec”, ndonëse ironikisht, ky krahasim nuk kursen as opinionistin vetë.

Por nga ana tjetër, të mos harrojmë interesin e madh, duke nisur nga komentet për mirë e për keq në rrjete sociale dhe klikimet në YouTube. Nuk është çudi. Në terma joformalë, për momentin është “trash tv programme” që nënkupton programet që përqëndrohen te konfliket dhe konfrontimet. Dhe të tilla programe kanë gjithnjë interes, sepse edhe nëse nuk edukojnë ose përçojnë ndonjë mesazh, së paku argëtojnë. Kështu shpjegoj edhe Pse-në në fillim të artikullit: Klikimet.

/Anabel/

Etiketat e lidhura

përputhen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur
Para 46 minutash

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Gen Z po shkund Europën, përplasje me policinë në Francë…
Para 51 minutash

Gen Z po shkund Europën, përplasje me policinë në Francë…

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?
Para 1 ore

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?

Mbappe shënon pas polemikave me Kinën, Real Madrid mposht Santanderin
Para 1 ore

Mbappe shënon pas polemikave me Kinën, Real Madrid mposht Santanderin

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 23 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 14 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 9 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

4 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
31 Tetor 2026, 21:37

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.