Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si lindi historia e dashurisë mes Princit Philip dhe Mbretëreshës Elizabeth, dhe si i rezistoi kohës e sfidave

Showbiz E premte, 9 Prill 2021 16:53
Si lindi historia e dashurisë mes Princit Philip dhe Mbretëreshës Elizabeth, dhe si i rezistoi kohës e sfidave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 20 nëntor 1997, natën e 50-vjetorit të saj të martesës, Mbretëresha Elizabeth bëri një fjalim para Tony Blair dhe dhjetra të ftuarve të shquar në Banqueting House në Londër. Ishte relativisht i shkurtër dhe i përmbledhur, siç janë zakonisht fjalimet e saj.

Dhe pjesa më e madhe ishte mjaft e zakonshme: ajo falënderoi Kryeministrin për festën, si dhe vendin në tërësi për mbështetjen e çiftit gjatë mbretërimit të saj. Por, në fund të fjalës së saj, ajo foli për burrin e saj, Princin Philip, me një emocion të thellë dhe jo karakteristik:

“Ai është dikush që nuk merr lehtësisht komplimente, por ai ka qenë, thjesht, forca dhe qëndrueshmëria ime gjithë këto vjet “, tha ajo. “Unë, dhe e gjithë familja e tij, dhe ky dhe shumë vende të tjera, i detyrohemi atij një borxh më të madh se ai do të pretendonte ndonjëherë, ose që do ta dimë ndonjëherë.”

24 vjet më vonë (sot), familja mbretërore njoftoi se Princi Philip kishte ndërruar jetë paqësisht në moshën 99-vjeçare, mëngjesin e 9 prillit në Kështjellën Windsor.

Marrëdhënia e Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip ishte një dashuri, respekt dhe admirim i gjatë. Ata u takuan për herë të parë në Britannia Royal Naval College, në vitin 1938, ku Philiph, një kadet 18-vjeçar, u prezantua me një Princeshë 13-vjeçare, Elizabeth e Anglisë, ndërsa ajo po udhëtonte nëpër terren. Është thënë se prej atëherë, mbretëresha nuk ka menduar për askënd tjetër. Të dy filluan të shkëmbenin letra gjatë viteve të luftës. Pas kthimit të tij nga Teatri i Paqësorit në 1946-ën, marrëdhënia e tij me Mbretëreshën Elizabeth lulëzoi. Supozohet se ai i propozoi asaj në qershor, në Balmoral.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Të kem shpëtuar në luftë dhe të shoh fitoren, të kem pasur mundësinë për të pushuar dhe për të ri-rregulluar veten time, të kem rënë në dashuri plotësisht dhe pa rezerva, i bën të gjitha problemet personale, madje edhe të botës, të duken të vogla dhe të papërfillshme”, -shkroi ai në një letër të atij viti.

Pavarësisht nga titulli i tij madhështor, fillimisht kishte disa rezistenca në lidhje me martesën nga mbretëria. Shumë menduan se Philiph ishte shumë i vrazhdë, shumë i pa lustruar, tepër gjerman, shumë grek gjithashtu… aspak anglez për t’u martuar me Princeshën e atëhershme Elizabeth. Por Elizabeta ishte këmbëngulëse. Në një njoftim zyrtar në korrik të vitit 1947, ai mbajti mbiemrin e ri të anglikizuar: Mountbatten. Muaj më vonë, ai hoqi dorë nga e drejta e tij për fronet greke dhe daneze. Atë nëntor, ata u martuan para 2,000 njerëzve në Westminster Abbey.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Pyes veten nëse Philip e di se çfarë po merr përsipër”, -mbreti George VI, babai i Elizabetës, u dëgjua t’i thoshte një mysafiri. “Një ditë Lilibet [Elizabeth] do të jetë mbretëreshë dhe ai do të jetë bashkëshort. Kjo është shumë më e vështirë se të jesh mbret, por unë mendoj se ai është njeriu i duhur për këtë punë.”

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, 15 nëntor: Hëna në Ujor sjell mendime të reja

Horoskopi i ditës, 15 nëntor: Hëna në Ujor sjell mendime të reja

Para 23 orësh
Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

14 Nëntor 2026, 06:01
La lojën papritur lojën në BBVK5, Beharja zbulon arsyen

La lojën papritur lojën në BBVK5, Beharja zbulon arsyen

13 Nëntor 2026, 21:31

Princi Philip, pa dyshim, mendoi se kishte më shumë kohë para se gruaja e tij të bëhej mbretëreshë. Çifti i ri jetoi për disa vjet në Maltë, ku ishte vendosur Filipi. Asokohe ata kishin dy fëmijë, Charles dhe Anne. Por më pas Mbreti George u sëmur dhe vdiq në vitin 1952. Philiph i dha lajmin gruas së tij se, vetëm 5 vjet pasi u martuan, ata ishin tani njerëzit më të famshëm në botë. Në kurorëzimin e Mbretëreshës në vitin 1953, ai u gjunjëzua para saj dhe u betua të ishte njeriu i jetës së saj në të mirë dhe në të keq.

Kjo, për Philiph, ishte më e lehtë të thuhej sesa të bëhej. Portretet gjatë viteve ‘50 dhe ‘60 e pikturojnë Filipin si një njeri të zënë me punë dhe të zemëruar. Ai nuk ishte i sigurt për vendin e tij, rolin e tij, jetën e tij. Por, si përfundim ai e gjeti rrugën, duke krijuar trashëgiminë e tij ndërsa përkrahte me vendosmëri bashkëshorten.

Rezultoi se mbreti George kishte të drejtë: Philiph ishte, me të vërtetë, njeriu për atë punë.

Etiketat e lidhura

Mbretëreshë ElizabethPrinci Philip
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 6 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 6 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 6 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 6 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 18 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 22 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 9 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 6 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.