Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 15:03 Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani Në librin e tij të ri "Premto Me, America", Joe Biden shkruan se kishte besim të kufizuar te Benjamin Netanyahu dhe mbron tërheqjen e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Sulmi në koncertet e Taylor Swiftit, policia arreston dhe një person të tretë

Bota E premte, 9 Gusht 2024 18:56
Zëri i Amerikës: Sulmi në koncertet e Taylor Swiftit, policia arreston dhe një person të tretë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autoritetet austriake njoftuan të premten për arrestimin e tretë në lidhje me komplotin e dështuar për sulm në koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, ndërsa adhuruesit zhgënjyer magjepsën Vjenën duke tregtuar byzylykë miqësie dhe duke kënduar këngët e yllit të popit në rrugë.

I dyshuari kryesor, një 19-vjeçar, planifikoi të sulmonte shikuesit e mbledhur jashtë stadiumit Ernst Happel, deri në 30,000 çdo natë, me 65,000 të tjerë brenda stadiumit, me thika ose mjete shpërthyese artizanale. gjatë koncertit të enjten ose të premten. I dyshuari shpresonte të “vriste sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, thanë autoritetet. I dyshuari kryesor 19-vjeçar u mor në paraburgim të martën, së bashku me një 17-vjeçar, thanë zyrtarët. Të dy janë shtetas austriakë. I dyshuari i tretë, një shtetas irakian 18-vjeçar, u arrestua të enjten në mbrëmje, tha ministri i Brendshëm të premten në një konferencë për shtypin. Një 15-vjeçar është marrë në pyetje por nuk është arrestuar. Emrat e tyre nuk u publikuan, në përputhje me rregullat austriake të ruajtjes së privatësisë.

Këngëtarja Swift pritet të udhëtojë për në stadiumin Wembley të Londrës për pesë koncerte midis 15 dhe 20 gushtit. Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se ndërsa i kuptonte arsyet e anulimit të koncerteve në Vjenë, “ne do të vazhdojmë tutje”. Megjithatë, komploti i Vjenës nxiti krahasime me një sulm të vitit 2017 nga një sulmues vetëvrasës në një koncert të këngëtares Ariana Grande në Mançester, që la pas vetes 22 të vrarë. Bomba shpërtheu në fund të koncertit ndërsa mijëra adhurues të rinj po largoheshin, duke e bërë atë sulmin më vdekjeprurës ekstremist në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Grupi Coldplay është planifikuar të mbajë koncerte për katër net në të njëjtin stadium të Vjenës më vonë këtë muaj. Autoritetet thanë se komploti ishte frymëzuar nga grupi Shteti Islamik dhe nga al-Kaida. I dyshuari kryesor, si dhe 18-vjeçari i arrestuar të enjten, “u betuan për besnikëri” ndaj Shtetit Islamik. Hetuesit zbuluan materiale për prodhimin e bombave në shtëpinë e të dyshuarit kryesor, si dhe materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës në shtëpinë e 17-vjeçarit. Ky i fundit, që deri tani ka refuzuar të flasë, ishte punësuar pak ditë më parë në një kompani që ofronte shërbime në vendin e mbajtjes së koncerteve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse 18-vjeçari u betua dhe “vjen nga mjedisi shoqëror ” i të dyshuarit kryesor, tha ministri i Brendshëm Gerhard Karner, ai nuk është i lidhur drejtpërdrejt me komplotin. Ministria e Brendshme austriake, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Associated Press të premten, tha se “arrestimi i tij nënvizon shtrirjen e gjerë të hetimeve në vazhdim. Autoritetet po ndërmarrin veprime të vendosur kundër kujtdo që mund të përfshihet në veprimtari terroriste ose që shfaq tendenca radikale”.

Mund t'ju interesojë

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 27 minutash
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 29 minutash
Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Para 30 minutash

Hetuesit po shqyrtojnë “rrjetet” e të dyshuarve, thuhet në deklaratë, dhe janë duke vlerësuar provat fizike dhe elektronike. Shiraz Maher, një ekspert për ekstremizmin islamik në Departamentin e Studimeve të Luftës në King’s College në Londër, tha në një deklaratë për AP se sulmuesit “i japin përparësi (numrit të) viktimave dhe për këtë arsye zgjedhin shënjestra të buta ku ata e dinë se do të mblidhet një numër i madh njerëzish”. /VOA/

Etiketat e lidhura

Taylor Swift
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 27 minutash

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 29 minutash

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 30 minutash

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Para 1 ore

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 18 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 22 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 8 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.