
Së fundmi në Itali janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm të Nicolo Zaniolos te skuadra e Milanit. Kuqezinjtë janë të gatshëm që të ofrojnë 25 milionë euro te Roma dhe kartonin e Alexis Saelemaekers.
Claudio Vigorelli, agjenti i Zaniolos, foli për mikrofonat e “Sportitalia” duke shprehur edhe mendimin e tij në lidhje me këtë gjë.
“Interesimi i Milanit? Do të ishte një lajm i mirë, por ende nuk di gjë”, është shprehur Vigorelli.
