
Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Athletic Bilbaos, të luajtur në stadiumin “San Mames”.
Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, që nuk u shërbeu asnjërës prej tyre sa u përket objektivave Champions dhe titull.
Dy mesfushorët e ekipit katalanas, Frenkie De Jong dhe Pedri u larguan nga fusha të dëmtuar në pjesën e parë.