Liverpooli e ka mbyllur në avantazh 2-1 pjesën e parë ndaj Manchester United. “Djajtë e Kuq” e nisën më mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me McTominay.
Gjithsesi skuadra e Klopp reagoi mjaft mirë në fundin e pjesës së parë, duke barazuar fillimisht me Mac Allitser në minutën e 34-t. Liverpooli s’u ndal me kaq, teksa do të shënonte një tjetër gol me Salah.