
Fitore shqiptarët. Pas ekipit kuqezi që mori një fitore historike në Leskovc përballë Serbisë dhe ju afrua më shumë se kurrë fazës play off të Botërorit, i takonte Kosovës të bënte mrekullinë e radhës. Sonte ata shkëlqyen përballë Suedisë, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Goteborg. Para mbi 30 mijë tifozëve vendas, Kosova doli fituese me golin e Fisnik Asllanit, shënuar në minutën e 32’ të sfidës. Me këtë fitore Kosova ngjitet në vendin e dytë në grupin B kualifikues, ku prin Zvicra, e cila u ndal në një barazim pa gola mbrëmjen e sotme përballë Sllovenisë. Sakaq FFK-ja menjëherë ka publikuar festën e madhe që po zhvillohet në zhveshtore, ku lojtarët dhe asistentët po festojnë këtë arritje fantastike.