
Elseid Hysaj ka qenë shumë aktiv gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mbrojtësi i skuadrës së Napolit, po vijon përgatitjet individualisht në apartamentin e tij, ndërkohë që nuk mungojnë as shakatë me bashkëshorten.
Të veshur me uniformat e Napolit, ai së bashku me djalin e tij, kanë imituar momentet kur ai zbriste në fushë për të luajtur në Champions League. Mbrojtësi shkodran duket se ka filluar numërimin mbrapsht, me padurimin për të zbritur sërish në fushë. /R.Lika-Koha Jone/
