
Interi nuk di të ndalet në Seria A. Skuadra e Inzaghit mposhti mbrëmjen e sotme Salernitanën me rezultatin 4-0, duke shkuar +10 pikë nga Juventusi.
Golat e Thuram, Lautaro Martinez, Dumfries dhe Arnautovic vendosën sfidën e sotme, një duel i dominuar totalisht nga zikaltrit.
Ky ishte suksesi i 20-të në 24 ndeshje për Interin, që duket se nuk ka rivalë këtë sezon.