Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:14 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-lojtari i Kombëtares: Dënojini dhe hiquni 15-20 pikë Tiranës dhe Bylisit

Sporti E premte, 3 Korrik 2020 17:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-trajneri i Vllaznisë dhe lojtar i Kombëtares, Roland Luçi është i bindur se ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës për gjysmëfinalen e Kupës ka qenë e trukuar. Në një postim të bërë në profilin e tij zyrtar, ai tregon shembuj, pse kjo ndeshje mund të quhet e trukuar, teksa shton se diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili pas ndeshjes. Sipas tij Komisioni i Disiplinës duhet të reagojë menjëherë dhe t’iu heqë pikë skuadrave, në mënyrë që të jepet një shembull i mirë për të gjithë “dordolecët” e trukimeve, siç i quan ai.

“Për njohësit e botës së basteve dhe të futbollit njëkohësisht, grafiku i mëposhtëm i një prej shoqërive të basteve është një tregues i qartë se ndeshja është e manipuluar. Këtu nuk pi ujë kurrfarë justifikimi, kishte apo s’kishte interes Tirana lidere e kampionatit për rezultatin final, ka apo s’ka ndeshje kthimi, janë të ndershëm apo kumarxhinj futbollistët, drejtuesit apo qoftë dhe bastexhinjtë. Se ka dhe bastexhinj të ndershëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ulja e kuotës së fitores së Bylis në shifra aq të ulëta, sikur rezultati të ishte 3-0 për ballshiotët për një nga kompanitë e mëdha në treg do të thotë futje në lojë e qindra mijëra eurove. Pohimi i presidentit të Tiranës, se bastexhinjtë kanë humbur shuma të mëdha me humbjen e penalltisë në fund të lojës (gjë që nuk përjashtohet duke parë kuotat e basteve në grafik), jo vetëm nuk justifikon Tiranën, por e komprometon më tepër ekipin, Halilin vetë që pa dashje nxjerr në publik të dhëna të tilla, bastexhinjte në prapaskenë dhe sidomos aktorët në fushë, futbollistët e Tiranës, mbasi pa ta skenari i manipulimit të ndeshjes është i pamundur të mendohet, qofte dhe teorikisht duke korruptuar arbitrin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Domethënë këtu është ujku dhe s’ka nevojë të kërkosh gjurmët: Tirana si ekip dhe të gjithë lojtarët pa përjashtim që ishin në fushe! Sikur, sikur të kemi të bëjmë me një Komision Disipline dhe FSHF serioze, do të veprohej menjëherë: 15 a 20 pikë minus në kampionat dhe eliminim nga Kupa dhe sidomos përjashtime të gjata, të paktën një vjeçare të të gjithë lojtarëve që ishin në fushë.

Mund t'ju interesojë

Zhegrova largohet nga grumbullimi i Kosovës, Juventus shqetësohet për dëmtimin

Zhegrova largohet nga grumbullimi i Kosovës, Juventus shqetësohet për dëmtimin

Para 17 minutash
FSHF mbush “arkën” nga suksesi i Kombëtares, ja shifra që merr nga UEFA

FSHF mbush “arkën” nga suksesi i Kombëtares, ja shifra që merr nga UEFA

Para 39 minutash
Spanja pëson humbje pas 43 ndeshjesh, nuk ndodhte nga viti 2023

Spanja pëson humbje pas 43 ndeshjesh, nuk ndodhte nga viti 2023

Para 56 minutash

Atëherë do të shikonim se si do të pluskonin emrat e atyre që kanë vënë bast, emrat e atyre që lojtarët dhe ekipet i përdorin si skllevër të mirëpaguar, si dordolecë në makinerinë e korrupsionit dhe manipulimit në futboll. Atëherë do të kishte rast të tregonte veten dhe e famshmja Prokurori e Shtetit, të cilës i mungojnë faktet për të vepruar, se këto që shihen me sy e bëjnë ‘muuu’ nuk janë fakte.

Sidomos po të merret si i vërtetë fakti i pohuar nga Refik Halili, për humbje të mëdha parash me humbjen e penalltisë nga Bylis, shkaktimi i penalltisë është qartësisht komprometues. Por thashë më lart, këtu kemi të bëjmë me ‘sikur’, domethënë që praktikisht nuk do të ndodhë asgjë, ja ca bla-bla në ndonjë faqe gazete a portal dhe në një shtet të kapur nga koka te këmbët, të korruptuar deri në palce, gjithçka është normale, gjithçka vazhdon si më parë. Dhe ne do të jemi të lumtur e të dënuar njëkohësisht të shijojmë karikatura futbollistike në stadiumet shqiptare”, shkruan Luçi.

Etiketat e lidhura

bylisdeklaratapostimiRoland Luçitiranatrukim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 11 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase
Para 16 minutash

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian
Para 16 minutash

Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndrimet e Komisioni...

Zhegrova largohet nga grumbullimi i Kosovës, Juventus shqetësohet për dëmtimin
Para 17 minutash

Zhegrova largohet nga grumbullimi i Kosovës, Juventus shqetësohet për dëmtimin

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.