Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:25 Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS! Asambleja Kombëtare e PS-së është njoftuar të nisë sot, më 14 nëntor, në orën 10:30, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kokëdhima: Qeveria na ka mashtruar, e ka braktisur futbollin!

Sporti E martë, 8 Shtator 2020 14:50
Kokëdhima: Qeveria na ka mashtruar, e ka braktisur futbollin!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima komentuar bojkotin e kampionatit nga klubet e Kategorisë Superiore, teksa deklaroi se mbledhja e fundit nuk ishte iniciuar nga FSHF, por nga drejtuesit e klubeve të Ligës Profesioniste.

“Nuk është e vërtetë që atë mbledhje të përfaqësuesve të klubeve të Ligës Profesioniste e ka inicuar FSHF. Nuk na ka mbledhur FSHF por ne e kemi ftuar të jetë prezente siç kemi ftuar edhe qeverinë. Kërkesat i kemi hartuar në Tiranë dhe jo në Minsk dhe vendimi për bojkotin është marrë në datën 5 gusht.Në Minsk ishte një takim i natyrshëm që të diskutonim ecurinë e këtij aksioni që është vendosur javë të shkuara”, – tha Kokëdhima i fuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv”.

Ai theksoi se futbolli në vend shihet si një mundësi që politikanët e çdo lloj rangu të bëjnë politikë dhe tregon se tryeza e iniciuar nga qeveria vitin e kaluar ka qenë thjesht propagandë përpara zgjedhjeve.

“Futbolli është parë si një mundësi trafikimi, si një mundësi që bëjnë politikë edhe politikanët e mëdhenj, edhe politikanët e provincave. Ne kemi formuluar katër kërkesa elementare. E dëgjuat Kryeministrin në marsin e vitit të kaluar? Ka thënë që TVSH ta bëjmë 6%? Në të vërtetë edhe pse deklaroi se do ta bëjmë për 100 ditë, nuk e bënë kurrë. Nuk ka lidhje me pandeminë, ka lidhje me vullnetin, ka lidhje me faktin këta bëjnë vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra, asgjë reale. Ai e inicioi atë tavolinë për propagandë, tre muaj përpara zgjedhjeve. Unë i kam deklaruar edhe presidentëve të futbollit edhe të FSHF që atëherë që e organizuar tryezën se asnjë masë reale nuk do merret”, – u shpreh Kokëdhima.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkaq, ai shpjegon më tej për opinionin publik edhe kërkesat që klubet i kanë parashtruar qeverisë, të cilat i konsideron si elementare.

“Janë kërkesa elementare që vënë në sprovë vullnetin e një qeverie. Ne i kërkojmë qeverisë: 1. Ndryshime në ligjin për sponsorizimet, zbritje nga tatim fitimi. Ligji për sponsorizimin në çdo vend të kontinentin ka dy aspekte por unë po qëndroj vetëm të njëri aspekt: Sponsorizimi i klubeve dhe projekteve në futboll bëhet nga tatim fitimi. Hungaria e ka ligjin 80% e tatim fitimit. Nga tatim fitimi, ky buxhet është buxhet që mund të lëvrohet në tregun e futbollit që mund të përdoret për infrastrukturë, që mund të përdoret për fusha, që mund të përdoret për palestra, për projekte të tjera, për akademitë, për profesorët që marrin moshat. Qeveria i ka braktisur përgjegjësitë e veta. Tani i thonë Redi Jupit, paguaj ti zotëri që të edukohen fëmijët e Tiranës, i thonë Alban Bushit, paguaj ti që të bëshedhe fushat, edhe ndriçimin, edhe impiantet, bëj gjithçka, vendos dhe trajnerë, bëji ti të gjitha se qeveria nuk ka lekë për ju. 700 mijë euro ka qeveria e Shqipërisë për sportet. Kanë braktisur çdo gjë. Kur bëhet fjalë për futboll, bëhet fjalë për edukimin e gjeneratave të tëra. Sidomos sa peshë ka tani edukimi kur sistemet e edukimit në Shqipëri janë shpartalluar të gjitha për këto politika. Për 1800 banorë, ka shumë vende në Europë që kanë një fushë futbolli, po sa fusha futbolli ka Shqipëria? Për 100.000 banorë, ka 1 fushë futbolli, – vijoi Kokëdhima. – 6% TVSH-6 % TVSH thotë ai e kam bërë dhe për sektorë të tjerë që kanë rëndësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Turizmi ose bujqësia. A do bëhet kampionati i Superiores? 5 klube të superiores janë të mbytura sot, nuk mund të bëjnë kampionat. Vetëm nën qeverisjen e këtij zotërisë, sepse ky thotë unë po mbyll sytë se nuk dua të shoh se çfarë jeni ju. Këto janë klube që nuk paguajnë taksa, detyrime, tatime, sigurime e shtetit dhe do vijnë të konkurojnë me këto 5 klubet e tjera. Po me çfarë do konkurojnë këta? Çfarë konkurence është kjo? Çfarë gare, çfarë barazie loje është kjo? Nuk është. Dhe ne i themi që të falë gjobat dhe kamatvonesat, jo detyrimet tatimore, sepse këta të tjerët që kanë paguar nuk i ka bërë lopa. Këta kanë paguar dhe duhet të ndihen të respektuar. Dhe ne nuk themi që këta të tjerët të mos paguajnë, por t’i heqin gjobat dhe kamatvonesat dhe skedulohen borxhet dhe vëri me transparencë të plotë të paguajnë paratë një për një ose skualifikoji.”

Mund t'ju interesojë

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Gr...

Para 10 orësh
Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Para 11 orësh
Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me Francën

Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me F...

Para 17 orësh

Në fund, presidenti i Apolonisë theksoi se kampionati nuk do të shtyhet me një javë por kanë vendosur të mos përfshihen në kampionat derisa kjo histori të marrë fund. Ai thekson se jo vetëm klubi që ai drejton dhe futbollistët e klubit të tij por të gjitha klubet e Superligës do të dalin në protestë përpara kryeministrisë.

“Ne nuk kemi vendosur që të shtyjmë fillimin e kampionatit një javë, por ne faktikisht kemi vendosur që nuk do të përfshihemi në kampionatin e superiores gjatë këtij sezoni. Nuk do ta fillojmë fare, kjo është një vuajtje e pafundme. Kjo është një histori mashtrimesh të pafundme. Kjo histori do të marrë fund një ditë. Palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, të gjitha palët. Kemi vendosur që të dalim edhe në rrugë dhe do dalim t’i nxjerrim gjithë futbollistët me uniforma t’i bëjnë ndeshjet përpara kryeministrisë, do t’i bëjmë lajm botëror. Do t’i tregojmë tërë dynjasë të vërtetat e këtij pushteti që nuk dëgjon, që ndihet pronar, këta e kujtojnë buxhetin pronë të tyre personale. Shqipërinë e kanë pronë personale”, – deklaroi ndër të tjera Presidenti i Apolonisë.

Etiketat e lidhura

Koco KokedhimaPresidenti i Apolonisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 9 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 20 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 31 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën
Para 33 minutash

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.