
Juventusi merr të tjera lajme negative nga bursa. Shoqëria bardhezi ka pësuar një rënie ne kategori duke kaluar nga “Ftse Mib” në një bursë të nivelit dytësor.
Aksionet e “Zonjës” mundën të qëndrojnë në elitë për vetëm 12 muaj teksa shkaku kryesor është rënia e vlerës së aksioneve nën 1 euro. “Ftse Italia Index Technical Committee njofton se prej 23 marsit Juventusi nuk do të jetë më mes 40 shoqërive italiane me kapital më të lartë.
Vendi i klubit të futbollit do të zihet nga Banka Mediolanum, teksa shkaku duket se është rënia e vlerës së aksioneve në 0.89 cent, ndërkohë që një muaj më parë kjo vlerë ishte 20 për qind më e lartë”.
