
Mesfushori i kombëtares, Julian Shehu ka dhuruar asist në Poloni me Widzew Lodz, në ndeshjen e kampionatit ndaj Lechia Gdnask. 27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe ka realizuar 3 gola. Ky i sotmi, ishte asisti i 3-të në këtë sezon për të. Ai tregon se është në formë mjaft të mirë, në prag të ndeshjeve kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë.