Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 10:06 Vazot e kualifikueseve të “EURO 2028”/ Shqipëria zyrtarisht në Vazon 3, shorti hidhet më 6 dhjetor Kanë marrë formë vazot e shortit për kualifikueset e Kampionatit Evropian “EURO 2028”, ku Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar tashmë matematikisht vendin e saj…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Nderi i Kombit në Futboll”, Duka u jep çmimin më të lartë heronjve kuqezi

Politikë E hënë, 18 Dhjetor 2023 20:06
”Nderi i Kombit në Futboll”, Duka u jep çmimin më të lartë heronjve kuqezi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria siguroi një sukses fantastik këtë vit, teksa për herë të dytë në histori u kualifikua në finalet e një Europiani. Por jo vetëm kaq, këtë edicion kualifikues ekipi Kombëtar bindi me lojë dhe rezultat, duke u renditur në vendin e parë dhe duke dominuar ndaj çdo kundërshtari në Grupin E.

Një sukses i jashtëzakonshëm, më i miri në histori që erdhi gradualisht si pasojë e punës së mirë të bërë nga FSHF, trajneri Silvinjo, stafi teknik dhe lojtarët.

Për këtë arsye një çmim i veçantë në Mbrëmjen Gala të FSHF-së “Më të Mirët 2023” ka shkuar pikërisht për ekipin Kombëtar të Shqipërisë me titullin “Nderi i Kombit në Futboll”. Kombëtarja solli gëzim dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Si asnjëherë tjetër, stadiumi ishte në çdo ndeshje “sold – out” dhe interesi për biletat kaloi çdo kufi duke bërë që të shiten në pak orë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria dhuroi spektakël në fushë me performancë, rezultat dhe gola spektakolar, ndërsa në Europian do të luajë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Gjatë Mbrëmjes Gala, u ripërshkruan edhe njëherë të gjitha momente magjike e më pas lojtarët e pranishëm dhe stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo dolën në skenë dhe morën çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”, që i është dorëzuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka , i cili falënderoi ekipin Kombëtar që na bëri krenarë të gjithëve me arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka 

Mirëmbrëma e mirë se keni ardhur sonte në këtë natë shumë të rëndësishme festive, falënderuese e vlerësuese të futbollit shqiptar! Jam vërtet shumë i lumtur që në këtë fund viti takohemi jo si zakonisht, siç jemi mësuar të shihemi e të takohemi me njëri-tjetrin në fusha apo stadiume futbolli, për të luajtur apo sfiduar njëri – tjetrin në 90 minuta apo për të parë një ndeshje. Jemi këtu për të festuar, vlerësuar e falënderuar më të mirët e këtij viti të suksesshëm që po mbyllim. Përbërja e kësaj salle dëshmon pa asnjë diskutim magjinë e lojës sonë, dashurinë për të dhe vlerat e saj bashkuese.

Mund t'ju interesojë

Vazot e kualifikueseve të “EURO 2028”/ Shqipëria zyrtarisht në Vazon 3, shorti hidhet më 6 dhjetor

Vazot e kualifikueseve të “EURO 2028”/ Shqipëria zyrtarisht në Vazon 3, shorti hidhet m...

Maran fjalim emocionues para futbollistëve: Krenarë për ju dhe për këtë fanellë!

Maran fjalim emocionues para futbollistëve: Krenarë për ju dhe për këtë fanellë!

Para 40 minutash
Nga Belgjika te Belgjika, në dy muaj Italia rikthehet sërish në pikën e nisjes

Nga Belgjika te Belgjika, në dy muaj Italia rikthehet sërish në pikën e nisjes

Para 56 minutash

Viti 2023 është një nga vitet më të suksesshëm, mbase më i sukseshmi në historinë e futbollit shqiptar, në të gjitha drejtimet: infrastrukturë, organizim, masivizim, kualitet e rezultate. Unë dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kanë punuar e kontribuar për këto arritje. Si fillim të gjithë futbollistët e futbollistet tona: Profesionistë e amatorë – për punën e kontributin e tyre, në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, për djersën e derdhur e për kënaqësinë e emocionet që na kanë dhuruar. Gjithashtu dhe stafet e tyre Teknike e administrative.

Drejtuesit e klubeve, Akademive e Shoqatave të cilët ia kanë kushtuar jetën futbollit. Arbitrat të cilët kanë kontribuar e sakrifikuar vërtetë shumë për garat në vend ,por kanë marrë dhe vlerësim kombëtar e ndërkombëtar. Çdo njëri nga ne, nëse jo krenar, ndihet mirë kur sheh çdo javë në kompeticionet europiane emra arbitrash shqiptarë. Sot numërojmë 22 arbitra shqiptarë me stemën e FIFA.

Komitetin Ekzekutiv dhe Administratën e FSHF-së, për të gjithë seriozitetin e treguar dhe projektet e realizuara me sukses gjatë këtij viti për ta çuar futbollin përpara. Ka qenë vërtet një vit i lodhshëm për ju, por për atë që keni arritur, ja ka vlejtur. Gjatë vitit 2023, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar 13.531 ndeshje futbolli, me një mesatare 722 ndeshje në javë. Janë aktivizuar 20.324 mijë futbollistë, 1990 më shumë se një vit më parë e 1498 zyrtarë: trajnerë, stafe mjekësore, arbitra, delegatë e vëzhgues. Pra 21.822 njerëz janë të përfshirë në lojën tonë, të cilët krijojnë një ekonomi futbolli, që konsumon e kontribuon në ekonominë shqiptare.

2023 ishte edicioni i dytë i projektit “Uniforma IME”, që furnizon pa pagesë me uniformat e lojës çdo njeri që luan futboll, dhe edicioni i shtatë i projektit “Topi YT”. Këto projekte kanë patur impakt të madh për rritjen e numrit të futbollistëve. Jemi e vetmja federatë në Europe që kemi realizuar këto projekte dhe do t’i vazhdojmë ato, jo thjesht sepse janë një lehtësi e madhe financiare për fëmijët e familjet e tyre, por edhe një mesazh i qartë solidariteti.

Bashkëpunimi me qeverinë ka qënë i niveleve të mira, projekte të përbashkëta janë implementuar me sukses në infrastrukturë e në edukim. Pas bashkëpunimeve shumë të sukseshme me qeverinë për ndërtimin e stadiumeve në Elbasan, Shkodër, Kukës e Tiranë, këtë vit e nisëm me konkurset e hapura, për përzgjedhjen e projekteve më të mira të stadiumeve apo komplekseve sportive në Korçë, Durrës e Vlorë, të cilët sot janë në proces projektimi e prokurimi final. Uroj të nisë puna sa më shpejt. Gjej rastin të falënderoj qeverinë shqiptare dhe në veçanti kryeministrin, jo vetëm për projektet e reja për stadiumet, por edhe për mbështetjen me fonde financiare për stafin dhe ekipin kombëtar. Dhe besoj se ja ka vlejtur, ky ekip meriton gjithçka.

Një falenderim special për FIFA-n për suportin e dhënë në ndërtimin e kampusit të ri të Kombëtares në “Shtëpinë e Futbollit”, një nga më modernët në Ballkan dhe nga ku nisëm rrugëtimin për EURO 2024. Por jo vetëm kaq, gjatë vizitës së tij në Shqipëri për të inaguruar zyrat e reja të FSHF Presidenti Gianni Infantino i premtoi Ministeres Kushi (të cilën dua ta falenderoj për bashkëpunimin) projektin pilot të Futbollit në Shkolla, I cili u finalizua dhe është aktiv në 116 shkolla të vendit. Ne e mbështesim me bazë materiale e trajnime me lektorë nga FIFA për mësuesit.

Bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e me Ministren e re, Ogertën (të cilën dua ta uroj publikisht për detyrën) jam i bindur që do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë këtë projekt. Përfaqësimi ynë në organizatën europiane të Futbollit UEFA është si asnjë herë më parë. 20 përfaqësues të futbollit shqiptar janë emëruar në poste e komisionet e zyrtarëve të UEFA. Vazhdojmë edhe këtë vit bashkëpunimin për projekte masivizimi, infrastrukture dhe edukimi: Projekti “UEFA Playmakers”, ka bashkuar me lojën e futbollit 2175 vajza të vogla të moshës 5-8 vjeçe. Projektet e edukimit, kualifikimit e certifikimit për trajnerë, e stafe Teknike e administrative – Investimi te kapitali njerëzor është një gur themeli i rëndësishëm për të qenë konkurrues.

Nëpërmjet projektit të “100 fushave”, kemi bashkuar fondet e UEFA-s, FSHF-s, individëve, klubeve dhe pushteteve vendore për të ndërtuar fusha të reja në: Vorë, Arbanë për klubin Dinamo, në kompleksin e Kamzës, tre fusha në qarkun e Shkodrës, dy në Radhimë Vlorë dhe disa të tjera në proces.

26 ekipe (Andora, Kosova, Moldavia, Islandë, Luksemburg, France, Letoni, Zvicër, Skoci, Lihtenshtein, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Malta, Bjellorusi, Skoci, Serbi, Hungari, Maqedoni e Veriut, Suedi, Danimarkë, Greqi, Belgjike, Republika e Irlandes, Slloveni, Kazakistan, Uells) të rinjsh e të rejash kanë vizituar Shqiperinë në 2023, për të luajtur në 13 kompeticione europiane kualifikuese. Pothuajse gjysma e federatave anëtare të UEFA.

Stadiumet e ndërtuara, organizimi perfekt i turneve kualifikuese, eksperienca e fituar, profesionalizmi i treguar, opinionet pozitive të pjesëmarrësve, por edhe zyrtarëve të UEFA-s bindi KE-në e UEFA-s të na besojë organizimin e kampionatit Europian në vitin 2025 për moshat nën 17 vjec. Në fakt kemi aplikuar me projekte, tani na duhet shumë punë, e shumë mbështetje nga të gjithë që të sjellim në nivelin e kërkuar infrastrukturën, fushat e stërvitjes e mbase dhe ndonjë rrugë aksesi për to.

Faleminderit UEFA, Faleminderit Presidentit Aleksander Ceferin. Dua ti falenderoj Gianni-n dhe Alex-in edhe për përshendetjen dhe urimin që na kanë përcjellë e që do të transmetohet gjatë kësaj mbrëmje. Falenderime për të gjithë bashkëpunëtorët që kemi realizuar projektet me përgjegjësi sociale – të cilat kanë qënë në qendër të vëmendjes sonë si çdo vit tjetër. Kemi qënë aktivë e kemi organizuar fushata sensibilizuese për kancerin e gjirit, kemi organizuar mamografinë lëvizëse për kontrollin e kancerit të gjirit për vajzat e përfshira në futboll.

Ekipi i të Amputuarëve, i cili ka pasur suportin e plotë të FSHF për terrenet stërvitore dhe bazën materiale si dhe mbështetjen financare për pjesëmarrjen në ndeshjet e Nations League për të Amputuarit, që u zhvillua në Skoci. Organizata jo fitimprurëse Faith and Light, organizatë e cila i vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara intelektuale, është suportuar me bazë materiale në kuadër të turneut KIMATA CUP. Në bashkëpunim me Coca- Colen kemi përmirësuar infakstrukturën futbollstike në fshatin SOS, kemi mbështetur me fonde simbolike për tërmetin vrastar që goditi Turqinë me 6 Shkurt të këtij viti, apo përmbytjet katastrofike në Slloveni gjatë verës që lamë pas.

Në këtë mbrëmje festive sonte dua të falënderoj pa dyshim edhe të gjithë sponsorët tanë: Vodafone, Macron, Sigal, Union Bank, Uji Tepelena, VAS Tour, Infinity Destination, të cilët na kanë besuar për promovimin e biznesit të tyre. Pa dyshim që kemi benefite komeciale të dyanëshme por ajo që fitojmë më shumë ështe rritja e të interesuarve rreth lojës sonë e bashkimi i energjive për progres.

Tifozët Lojtari i 12 – Faleminderit që nuk mungoni në shkallët e stadiumeve në mbështetje të skuadrave tuaja të zemrës dhe ekipeve kombëtare. Mbështetja për ekipin kombëtare ka qënë si kurrë meë parë brenda dhe jashtë Shqipërie.

Ekipi kombëtar– performanca e tij, golat e bukur, (nga më të bukurit në Europë) rezultatet fantastike kundër Polonisë e Republikës Ceke në “Air Albania”, e finalizimi me kualifikim nga vendi i parë i grupit ka qënë ngjarja më e bukur e vitit, madje e historisë sonë. Çdo ditë që kalon, aq më shumë e ndjej suksesin e Kombëtares, dhe aq më shumë i jam falënderues futbollistëve, Sylvios, Dorit, Zabaletes, Bulkut, Salihit, Bozhiqit, e gjithë stafit teknik e administrativ. Për atë që na kanë dhuruar. Për krenarinë që na kanë dhënë.

Ne jemi një vend relativisht i vogël, por një komb i madh dhe unë jam fort i bindur se kjo skuadër i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm. Tani jemi në pritje e e përgatitje të Europianit. Dhe thirrja ime për lojtarët e stafin është: Shijojeni suksesin tuaj, shijojeni europianin, bëni atë që keni bërë në Eliminatore dhe jam i bindur që do të na bëni më shumë krenare. Por sido që të shkoje ne jemi në shërbimin tuaj, ne jemi JU.

Të nderuar zotërinj, kryesisht Kryeministër, përfaqësues të qeverisë e parlamentit të vendit që jeni sonte të pranishëm në këtë Mbrëmje Gala për kampionët tanë, për Kombëtaren tonë, për futbollin tonë. Vërtet kemi bërë hapa përpara por akoma më shumë mund të bëjmë. Akoma më shumë mund të bëjmë progres.

Kërkoj mbështetjen tuaj që t’i rikthehemi edhe një herë ligjit të sponsorizimit, apo edhe disa ndryshimeve të tjera ligjore që të favorizojnë e incentivojmë zhvillimin e sportit në pergjithësi e Futbollit në vecanti. Ky ligj do të bënte të mundur pjesëmarrjen më masive të populatlës në sport, do të rriste shumë cilësinë sportive, do t’i bënte më të suksesshme përfaqësimin tonë në arenën ndërkombëtare, e pse jo do të bënte futbollin një degë të rëndësishme të ekonomisë. Kur themi sponsorizime e bashkëpunim me biznesin nuk mendojmë vetëm klubet Profesioniste por edhe ato amatore e periferike. Mbetem me shpresë e vazhdoj besoj në realizimin e kësaj kërkese shumë të rëndësishme.

Të dashur miq, Siç e thashë edhe në fillim, sonte do të vlerësojme e falënderojme Më të Mirët e futbollit shqiptar: trajnerë, futbollistë e arbitra. Ata, të cilët me punën e përkushtimin janë shembulli më i mire për fëmijet e të ardhmen e tyre sportive.

Duke qenë se jemi në kohë festash, dua t’ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2024, shumë shëndet, dashuri e të mira në jetët tuaja. Ju ftoj të gjithëve të jemi më pranë futbollit, më pranë skuadrave të zemrës, më pranë Kombëtares shqiptare dhe ta mbështesim ate në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Mirënjohje për ju. Falënderime për ju. Urime për ju! Kjo mbrëmje meriton emrin e të gjithë juve.

Etiketat e lidhura

kombetarja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Thjeshtimi i vizave të Indisë: Formulari i aplikimit zvogëlohet me 65-70%, kategoritë nga 13 në 9
Para 6 minutash

Thjeshtimi i vizave të Indisë: Formulari i aplikimit zvogëlohet me 65-70%, kategoritë nga 13 në 9

Hera e dytë brenda dy javësh, shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë
Para 17 minutash

Hera e dytë brenda dy javësh, shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë

Dyshohet si bashkautor në vrasje, arrestohet i riu
Para 25 minutash

Dyshohet si bashkautor në vrasje, arrestohet i riu

Adriatik Llalla nuk i shpëton burgut, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit
Para 38 minutash

Adriatik Llalla nuk i shpëton burgut, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 22 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 11 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

3 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

4 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 14 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.