
Lajme të këqija për Leo Messin. Ylli argjentinas rrezikon të humbasë hyrjen luksoze për shkak të problemeve strukturore në ndërtesën ku jeton aktualisht me familjen e tij.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Miami-t, disa ndërtesa në zonën veriore të qytetit kanë probleme me stabilitetin. Shumë grataçela po fundosën me një ritëm shqetësues – theksojnë ekspertët e universitetit – duke përfshirë Porsche Design Tower, e cila është mbi 200 metra e lartë.
Studimi ka zbuluar se 35 ndërtesa në Miami, kryesisht në Sunny Isles Beach, janë fundosur deri në 8 cm midis viteve 2016 dhe 2023. Ndër të prekurat janë ndërtesa ikonike si Trump Towers dhe Ritz-Carlton Residences.
Ky zbulim vjen pas shembjes shkatërruese të një pallati 12-katësh në Surfside, Florida, që ndodhi më pak se katër vjet më parë. Studimi ka përdorur një teknikë të avancuar që përfshin përdorimin e satelitëve me radar interferometrik, me të cilin kërkuesit analizojnë lëvizjen e sipërfaqes.
Porsche Design Tower është një grataçel ekskluzive. Apartamentet e saj kanë tarraca nga 100 deri në 150 metra me barbecue, një ashensor ekskluziv për automjetet dhe shumë detaje të tjera luksoze.
VIP-at që banojnë në Porsche Design Tower kanë mundësinë të jetojnë në këtë grataçel duke ruajtur privatësinë e tyre: secili ka qasje direkte në apartamentin e tij pa zbritur nga makina, përmes ashensorit që çon direkt në katet e pronave të veçanta. /Koha Jonë/

