
Salzburg dhe Liverpool kanë dhuruar një pjesë të parë spektakolare, me një ritëm të frikshëm. Ashtu siç pritej dueli në Austri ka dhuruar shumë emocione në 45 minutat e para. Minamino dhe Haaland në njërin krahë dhe Salah në tjetrin kanë shpërdoruar mundësi shumë të mira shënimi, por deri më tani nuk kanë gjetur ende rrjetën.
Napoli e ka mbyllur në avantazh 3-0 pjesën e parë ndaj Genk, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Skuadra e Ancelotti gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, me të njëjtën autor, Milik, i cili duket i papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme. Sulmuesi polak shënoi fillimisht pas një gafe të portierit të miqve, më pas nga një pasim nga krahu i djathtë, ndërkohë që në fundin e fraksionit të parë kthehu në gol një penallti. /R.Lika-Koha Jone/
