Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Silvinjo analizon ndeshjet e Kombëtares: I kënaqur për 6 pikët, por kemi edhe 5 finale

Aktualitet E diel, 25 Qershor 2023 10:25
Silvinjo analizon ndeshjet e Kombëtares: I kënaqur për 6 pikët, por kemi edhe 5 finale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kombëtarja shqiptare arriti të regjistrojë dy fitore në ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 në qershor, duke mundur Moldavinë 2-0 në shtëpi dhe më pas triumfoi në transfertën e largët të Ishujve Faroe pas atij suksesi në shifrat 3-1. Gjashtë pikë që e rendisin Shqipërinë në vendin e dytë të Grupit E, vetëm një pikë larg kreut ku ndodhet momentalisht Republika Çeke dhe plotësisht në garë për t’u kualifikuar në finalet e kompeticionet europiane.

Sipas trajnerit të Kombëtares, Silvinjo ky është fryt i më shumë se katër muajve punë, që është bërë nga stafi teknik dhe nga skuadra për të përgatitur sa më mirë sfidat zyrtare, ndërkohë që konfirmon se tashmë ai i njeh më mirë lojtarët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 3 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 3 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 3 orësh

“Mund të flasim më mirë për katër muaj punë, por edhe për ndeshjen e parë me Poloninë. Më pas bëhet, jo thjesht më e lehtë, por sa herë që mblidhemi me lojtarët në grumbullim për 7 apo 10 ditë, bëhet më e lehtë për të punuar me ta, sepse ata i njohin tashmë praktikisht konceptet dhe idetë tona të futbollit. Njëkohësisht edhe ne si staf teknik i njohim më mirë lojtarët”, thotë tekniku i kuqezinjve në një intervistë të dhënë për Fshf.org, teksa vlerëson paraqitjen e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit dhe thekson se fitoret janë plotësisht të merituara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për Silvinjon, impenjimi i treguar nga lojtarët dhe shpirti i garës që ata kanë shfaqur në fushë ka qenë në nivele maksimale.

“Mendoj se në dy ndeshjet e fundit kemi bërë një lojë të bukur, ishin dy sfida të ndryshme dhe të vështira. Moldavia është një skuadër e fortë fizikisht, e vendosur mirë në fushë, e përgatitur mirë. Në sulm ka lojtarë të fortë, por unë mendoj se ne e kemi menaxhuar shumë mirë ndeshjen dhe kemi merituar fitoren në të dyja sfidat. Më pas Ishujt Faroe ishte një transfertë shumë e vështirë, që nga udhëtimi, fusha me bar sintetik dhe në goditjet standarde viheshim në vështirësi. Jam i kënaqur nga impenjimi, guximi i futbollistëve, të cilët luftuan në fushë, sepse më pas flitet që kemi luajtur mirë e kemi fituar, por edhe unë shoh shumë detaje të tjera, siç është rikuperimi i topit, shpirtin e garës se futbollistëve dhe zemrën e treguar në fushë mbi të gjitha në shtëpi në një stadium të mbushur me 20 mijë tifozë. Jam shumë i kënaqur në këtë aspekt”, shton trajneri brazilian.

I pyetur nëse ka arritur t’ia imponojë plotësisht ekipit idetë dhe filozofinë e tij të lojës, Silvinjo shprehet se ky është një proces që kërkon kohë, ndërsa ka vlerësuar lojtarët, që sipas tij i kanë përqafuar menjëherë konceptet e duhura dhe janë përshtatur shumë shpejt me metodat e stafit teknik.

“Mendoj që t’i imponosh idetë skuadrës është diçka që kërkon kohë, jam absolutisht shumë i kënaqur kur nis grumbullimi me skuadrën, sepse kemi mundësi të përmirësohemi. Kjo është një pikënisje, jo një vijë finishi, prej katër muajsh punojmë bashkë me lojtarët. Kemi shumë për të përmirësuar të gjithë, por është një proces. Ata janë futbollistë të fortë, i kuptojnë menjëherë idetë dhe konceptet e futbollit. Pjesa më e vështirë është që punohet shumë më video dhe kur mbërrijnë në grumbullim lojtarët kanë 3-4 ditë kohë dhe më pas është ndeshja, pas 3 ditësh, një tjetër ndeshje dhe nuk ka shumë kohë për t’u stërvitur shumë. Duhet të punojmë me video, por ata janë inteligjentë, futbollistë shumë të mirë për të prodhuar në fushë atë që kërkojmë ne”, vijon trajneri intervistën e tij.

Sakaq, në shtator janë dy ndeshje shumë të vështira ndaj Republikës Çeke në transfertë e më pas me Poloninë në shtëpi. Për Silvinjon çdo sfidë duhet vlerësuar maksimalisht dhe këmbëngul në faktin se kombëtarja ka përpara edhe pesë finale për të arritur objektivin madhor të kualifikimit.

Gjithashtu, trajneri flet edhe për programin që ka stafi teknik dhe kur do të rinisin përgatitjet për ndeshjet e radhës.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, ndeshja e parë në Poloni ishte e rëndësishme, dy ndeshjet e qershorit ishin shumë të rëndësishme dhe është e drejtë. Tani ndeshja më e rëndësishme e jona është ajo ndaj Republikës Çeke e më pas kemi Poloninë. Ne kemi për të luajtur 5 finale, duhet të luajmë fort në këto pesë ndeshje dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë. Pas Ishujve Faroe stafi teknik u kthye në Tiranë dhe për 3-4 ditë kemi vijuar punën bashkë për të përgatitur që tani disa gjëra për muajin gusht dhe shtator. Kemi bërë disa mbledhje me të gjithë dhe më pas do të kemi disa pushime. Unë do të kaloj kohë me familjen në Portugali. Programi është që të rikthehemi në fund të korrikut, kur nisin ndeshjet miqësore apo disa kampionate për të monitoruar disa prej futbollistëve tanë dhe të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, thekson trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

Etiketat e lidhura

Silvinjo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.