Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:40 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se së bashku me vëllanë e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë një 38-vjeçar me mjete të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPECIALE/ Ronaldo më shumë gola se ndeshje, ja 10 golashënuesit më të mirë në Seria A për vitin 2020

Aktualitet E enjte, 24 Dhjetor 2020 14:53
SPECIALE/ Ronaldo më shumë gola se ndeshje, ja 10 golashënuesit më të mirë në Seria A për vitin 2020
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas ndeshjeve të fundit për këtë vit, kampionati italian tashmë ka marrë pushimet. Një periudhë e mirë për të bërë bilancet e një sezoni të gjatë. Sulmuesit, padyshim janë vendimtar në shumë ndeshje me golat e tyre.  Por cilët janë sulmuesit më të mirë, në vitin kalendarik 2020? “Koha Jone” ju sjell listën me 10 bomberat që kanë gjetur më shumë rrugën e rrjetës.

10) EDIN DZEKO (ROMA): 15 gola (në 29 ndeshje: një në çdo 156 minuta)

Sulmuesi boshnjak si çdo sezon është lideri i ekipit verdhekuq. Dzeko ka shënuar 15 gola në 29 ndeshje, thuajse ka gjetur rrugën e rrjetës në çdo dy ndeshje. Më konkretisht, ai ka realizuar njëherë në 156 minuta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

9) DUVAN ZAPATA (ATALANTA): 15 gola (në 34 ndeshje: një në çdo 155′)

Sulmuesi i Atalantës e mbylli sezonin e kaluar në mënyrën më të mirë duke shënuar shumë gola. Fillimi në edicionin 2019-2020, nuk është më i miri i mundshëm, por që gjithsesi golat nuk kanë munguar. Ai ka një mesatare më të mirë se Dzeko, për shkak se është aktivizuar më pak minuta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

8) FABIO QUAGLIARELLA (SAMPDORIA): 15 gola (në 27 ndeshje: një në çdo 136′)

Mosha për sulmuesin italian nuk është aspak problem. 37-vjeçari gjen në mënyrë të rregullt rrugën e rrjetës. Quagliarella ka realizuar 15 gola në vitin 2020 vetëm në 27 ndeshja. Mesatarja është shumë e mirë, duke realizuar në çdo 136 minuta.

Mund t'ju interesojë

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Para 12 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 27 minutash
Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 1 ore

7) LUIS MURIEL (ATALANTA): 15 gola (në 30 ndeshje: një në çdo 57′)

Edhe pse me minutash të kufizuar nga Gasperini, sulmuesi kolumbian jo në pak raste lë gjurmë në ndeshje. Më konkretisht ai shënon në çdo dy ndeshje, ndërkohë që mesatarja është vërtet fantastike. Muriel realizon çdo 57 minuta.

6) ANDREA BELOTTI (TURINO): 18 gola (në 34 ndeshje: një në çdo 165′)

Sulmuesi i Torinos vijon të mbetet në nivele të larta. Në vitin 2020, ka shënuar plotë 18 gola, edhe pse me një mesatare të lartë, në çdo 165 minuta.

5) FRANCESCO CAPUTO (SASSUOLO): 19 gola (në 30 ndeshje: një në 125’)

Caputo është një nga surprizat në Seria A veçanërisht në fundin e sezonit të kaluar, ndërkohë që edhe këtë vit rendimenti ka qenë shumë i mirë. 19 gola në 30 ndeshje, është mëse i kënaqshëm, për më tepër që nuk është në një ekip pretendent për titull.

4) ZLATAN IBRAHIMOVIC (MILAN): 20 gola (në 24 ndeshje: një në çdo 94′)

Nëse Milani është në krye dhe e mbylli vitin 2020 pa asnjë humbje në Seria A, një meritë ka edhe sulmuesi suedez. Ai ka realizuar 20 gola në 24 ndeshje, me një rendiment fantastik. Në çdo 94 minuta gjen rrugën e rrjetës, ndërkohë që është edhe lider në një ekip të mbushur me shumë lojtarë të rinj.

3) ROMELU LUKAKU (INTER): 22 gola (në 32 ndeshje: një në çdo 114′)

Belgu ishte një bast për Antonio Conten, i cili rezultoi mëse i suksesshëm. Lukaku shënoi 22 gola në 32 ndeshje, duke udhëhequr ekipin drejt vendit të dytë. Ai gjen golin në çdo 114 minuta, një mesatare për t’u patur zili.

2) CIRO IMMOBILE (LAZIO): 28 gola (në 33 ndeshje: një në çdo 100’)

Kryegolashënuesi i sezonit të kaluar në Itali dhe në Europë sigurisht nuk mund të mungonte në këtë klasifikim. Sulmuesi i Lazios ndërkohë nuk pati një ecuri shumë të mirë në fillim të këtij sezoni, por që gjithsesi është në vendet e para. Në çdo 100 minuta sulmuesi italian gjen golin në Seria A.

1) CRISTIANO RONALDO (JUVENTUS): 33 gola (në 29 ndeshje: një në 76′)

Sulmuesi portugez po shkëlqen te Juventusi këtë sezon duke shënuar në vazhdimësi. Ai është futbollisti me më shumë gola në kampionatet kryesore për vitin 2020. CR7 ka shënuar më shumë gola, se sa ndeshje të luajtura. 33 në 29 sfida, është një mesatare e frikshme. Me një ecuri të tillë me siguri që edhe Juventusi do të rikthehet sërish në garë për titullin. /R.Lika-Koha Jone/

Etiketat e lidhura

cristiano ronaldoJuventusPortugezi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 12 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 27 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 38 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 49 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.