Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.1 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.9 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sylvinho: Kili ekip i nivelit të lartë, Manaj dhe Broja mund të luajnë bashkë!

Sporti E enjte, 21 Mars 2024 19:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe kapiteni i skudrës, Berat Gjimshiti dolën pasditen e kësaj të enjteje në konferencën zyrtare për media, në prag të ndeshjes miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, në ora 20:45.

Ashtu siç e ka theksuar edhe në konferencën përpara grumbullimit të Kombëtares, trajneri Silvinjo u shpreh se nuk e konsideron miqësore takimin ndaj Kilit nesër apo edhe atë ndaj Suedisë të hënën. Tekniku kuqezi vlerësoi maksimalisht skuadrën e Kilit, që ka marrë pjesë disa herë në fazën finale të kampionatit botëror. Ndër të tjera, trajneri i pankinës kuqezi foli edhe për mundësinë nëse Broja dhe Manaj mund të luajnë bashkë, ndërsa theksoi se ky është momenti më i mirë për të parë të gjithë lojtarët, jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshjet ndaj Kilit e Suedisë.

Një ndeshje që ndoshta ju kthen nostalgjinë e përballjeve Amerikano-Jugore? – Nesër do të ketë një stadium plot me tifozë shqiptarë dhe do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Aktualisht ne nuk po mendojmë për “Euro 2024”, na pret puna. Lojtarët flasin vetëm për dy ndeshjet miqësore me Klin dhe Suedinë, dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira. Ne e kemi thënë shpesh që nuk ka miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Kemi sfidën me Kilin që ka emra të rëndësishëm në skuadër si Alexis Sanchez, Diaz, Vargas apo Perez që është një lojtar i ri. Mos të harrojmë që Kili është një skuadër që ka marrë pjesë 9 herë më finalet e Botërorit dhe ka kaluar 3 herë në fazën çerekfinale. Është skuadër që është mësuar të luajë me ekipe të mëdha si Brazili, Italia, Anglia. Për mua si amerikano-latin kjo ndeshje është e veçantë dhe sigurisht do të jetë një ndjesi e bukur, po me Shqipërinë është diçka ndryshe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Manaj &  Broja, a mund të luajnë të dy në ekipin e Silvinjos? – Ky është një moment shumë i veçantë, qoftë për ne si staf, por edhe për lojtarët. Manaj dhe Hoxha vijnë për herë të parë në grumbullim me këtë staf në kombëtare. Broja vjen për herë të dytë, pavarësisht se herën e parë nuk kemi pasur mundësinë ta shohim plotësisht. Edhe Muçollin nuk e kemi testuar si duhet dhe edhe ai mund të quhet një prurje deri diku e re. Kemi thirrur edhe portierin Alen Sherri duke qenë se Berisha ka pasur probleme. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe mund të luash në çdo lloj mënyre. Nuk mund të thuash kurrë në futboll që kjo nuk mund të ndodhë. Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Përgjigjja ime direkte është PO. Manaj dhe Broja janë dy lojtarë që mund të luajnë në një formacion, sepse kanë karakteristika të ndryshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lista e Europianit, sa rrezikojnë lojtarët që nuk janë grumbulluar? – Ky është momenti për të menduar për Kilin dhe Suedinë, jo për Europianin. Jo vetëm unë por edhe stafi teknik, Federata të gjithë jemi të fokusuar vetëm në këto dy ndeshje miqësore dhe nuk jemi duke menduar aspak për finalet e Europianit. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme që unë nuk i konsideroj si miqësore. Luajmë me Kilin dhe Suedinë skuadra shumë të forta dhe vijnë në këto ndeshje me dy trajnerë të rinj që kanë uri dhe pritshmëri. Është moment i mirë për të vlerësuar lojtarët për t’i vëzhguar jo vetëm në ndeshje por edhe në stërvitje, për të bërë zgjidhjet më të mira dhe të kuptojmë si është situata e gjithsecilit. Këtë herë mungon Muja, Gjasula, Daku, lojtarë shumë të mirë që kanë dhënë kontribut shumë të madh. Nuk janë këtë herë, por nuk do të thotë që nuk do të jenë pjesë e skuadrës në të ardhmen, janë gjithmonë aty. Në këtë çast nuk mendoj fare për listën e Europianit.

Mund t'ju interesojë

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Para 7 orësh
Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm

Para 8 orësh
Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Para 9 orësh

Eksperienca që kam pasur me Brazilin? Kam qenë një nga asistentët e trajnerit Tite në vitin 2016 deri në vitin 2019, ku kam marrë pjesë edhe në Botërorin 2018. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe fakti që kam punuar me një Kombëtare më ka motivuar dhe më ka shtyrë që unë të punoj me një ekip kombëtar. Besoj se kemi bërë shumë paraqitje të bukura me Brazilin dhe ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Të punosh me një kombëtare është ndryshe nga si punohet me klubet. Në Kombëtare dera është e hapur gjithmonë dhe ka lojtarë që vijnë e ikin. Në klub punohet ndryshe. Nuk mund të flas për pjesën e situatës që çdo lojtar ka me klubet e tyre. Do të doja që ata të luanin sa më shumë. Puna ime është të vëzhgoj, të analizoj se si paraqitet gjithësecili dhe shpresoj që ata të aktivizohen sa më shumë. Sa i përket eksperiencsës me Mancinin, ai është një trajner fitues dhe personalitet në botën e futbollit.

Kili? – Pres një ekip shumë të motivuar. Edhe ne duhet të tregojmë eksperiencën tonë duke luajtur me ekipe të tilla si Kili, që janë mësuar të luajnë në nivele të larta. Është hera e dytë për ne që shkojmë në një Europian.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë
Para 15 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 15 minutash

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 16 minutash

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 7 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 7 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 15 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 9 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

4 Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 7 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.