Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.4 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tedesco prezantohet si trajner i Kombëtares U-17: Privilegj e krenari të jem këtu, nisim punën për Europianin historik të 2025-s

Sporti E mërkurë, 7 Gusht 2024 17:03
Tedesco prezantohet si trajner i Kombëtares U-17: Privilegj e krenari të jem këtu, nisim punën për Europianin historik të 2025-s
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Andrea Tedesco, trajneri i ri i Kombëtares U-17, ka mbërritur në Shqipëri për të nisur menjëherë për eksperiencën e tij të në krye të kuqezinjve të vegjël.

Tedesco merr këtë detyrë në një moment të rëndësishëm me Kombëtaren U-17 që do të marrë pjesë për herë të parë në fazën finale të Kampionatit Europian U-17 të vitit 2025,  që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n.

Në prononcimin e tij të parë,  tekniku italian rrëfeu fillimet e tij si trajner, duke nisur nga Casertana dhe më tej te Napoli dhe Kombëtarja U-19 e Maltës, pas të cilave mori ftesën për drejtimin e Kombëtares U-17.

“Kam filluar të trajnoj në Seria C në Itali, me ekipin e Casertana-s dhe më pas kam shkuar në Rumani, në Serinë A rumune me ekipin FC U Craiova, ku kam mbajtur rolin e zv.trajnerit. Pas kësaj eksperience kam nisur të trajnoj fillimisht të rinjtë, si trajner i U-19-ës së Maltës. Më pas kam shkuar te Napoli, fillimisht te ekipi i U-18 dhe më pas kam trajnuar ekipin e të rinjve këtë vit. Ndërkohë erdhi telefonata e drejtorit teknik të FSHF, Fulvio Pea që më krijoi këtë mundësi për të ardhur këtu dhe për të drejtuar kombëtaren U-17 të Shqipërisë”, – u shpreh Tedesco, i cili ka një eksperiencë të vyer në punën me të rinjtë.

Më tej, ai u ndal me gjatë te akordi me Federatën Shqiptare të Futbollit për rolin e trajnerit të Kombëtares U-17 dhe rëndësinë e organizimit të finaleve të Kampionatit Europian për U-17 në Shqipëri vitin tjetër.

“Kur kam komunikuar me FSHF-në nuk kishte shumë për t’u thënë, pasi kemi rënë shpejt dakord, e më pas janë dashur disa javë për të përfunduar negociatat. Sigurisht, e kuptoj rëndësinë e madhe që ka të punosh me Kombëtaren U-17, sepse është një moment historik për komunitetin futbollistik, për të gjitha mundësitë që do të kemi, për ata që dalin në fushë, për të gjithë skuadrën, drejtuesit dhe vetë Federatën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është hera e parë që Kombëtarja U-17 merr pjesë në finalet e një Europiani, për më tepër që luan në shtëpi dhe para publikut të vet, dhe jam i bindur të gjithë tifozët, familjarët dhe lojtarët vetë kanë privilegjin për të luajtur ndeshjet e grupeve dhe do të jenë shumë të lumtur dhe do të japin gjithçka. Edhe ne si staf do të japim gjithçka”, – theksoi tekniku italian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tedesco theksoi gjithashtu që futbolli në Shqipëri ka pësuar një rritje të dukshme dhe që përfaqësimi i vendit në një kompeticion europian është një privilegj.

“Është e dukshme që futbolli në Shqipëri është rritur gjatë viteve të fundit, qoftë falë investimeve që vijnë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet e shumta. Ndaj, të jesh këtu është privilegj dhe krenari dhe do të bëjmë gjithçka për ta përfaqësuar këtë komb me anë të futbollit, kur të vijë mundësia për të luajtur ndeshje dhe për t’iu afruar një kompeticioni europian”, – shtoi trajneri i Shqipërisë U-17.

Mund t'ju interesojë

Højbjerg jep “ok” për Juventusin: danezi pritet të jetë përforcimi i madh i merkatos së janarit

Højbjerg jep “ok” për Juventusin: danezi pritet të jetë përforcimi i madh i merkatos së...

Para 8 orësh
Scott McTominay te Milan: kuqezinjtë nisin lëvizjet, Napoli kërkon 40 milionë euro

Scott McTominay te Milan: kuqezinjtë nisin lëvizjet, Napoli kërkon 40 milionë euro

Para 8 orësh
Real Madrid synon rikthimin e Nico Paz për 80 milionë euro, xhaxhai i lojtarit zbulon fjalët e nënës së Messit

Real Madrid synon rikthimin e Nico Paz për 80 milionë euro, xhaxhai i lojtarit zbulon f...

Para 9 orësh

Sakaq, tekniku Italian ndau me ndjekësit e fshf.org edhe një detaj interesant sa i përket origjinës së tij, që është pjesërisht shqiptare, ndërsa vlerësoi atmosferën që ka gjetur në Shqipëri pas mbërritjes dhe mezi pret fillimin e punës me ekipin kombëtar U-17.

“Unë kam një origjinë të vogël shqiptare, pasi gjyshi im ishte pjesë e komunitetit arbëresh në Kalabri, ndaj me shumë mundësi ka qenë fati që më ka sjellë në këtë vend, ku po ndihem shumë mirë.

Kam 24 orë që jam këtu, kam njohur shumë njerëz që janë shumë të sjellshëm, të gjithë bashkëpunëtorët, media, trajnerët dhe të gjithë stafin me të cilët do të punoj në vazhdim. Mezi pres të fillojmë me ndeshjet. Në datën 12 gusht kemi stërvitjen e parë me një pjesë të skuadrës dhe jam shumë kurioz të njoh lojtarët, të shkoj në fushë dhe të trajnoj”, – thotë Tedesco.

Në fund, trajneri italian u shpreh se ka ambicie dhe mentalitet fituesi dhe që fokusi duhet të jetë te krijimi i një identiteti në skuadër, të punohet për të rritur nivelin e Kombëtares U-17 dhe të lërë një gjurmë në futbollin shqiptar përgjatë finaleve të Europianit.

“Kam një mentalitet fituesi dhe ambicioz. Sigurisht, e kuptoj që grupet do jenë të vështira për t’u përballur, por e rëndësishme është t’i japim identitet skuadrës dhe lojtarëve dhe që të kemi paraqitje të mira, edhe për perspektivën e të ardhmes, pasi e dimë që futbolli nuk mbaron me U-17-n, por duhet të provojmë të rrisim Kombëtaren U-17 për Kombëtaren A dhe duke u dhënë sa më shumë elementë të rëndësishëm këtyre djemve që do të luajnë një mundësi të rëndësishme.

Personalisht, uroj që eksperienca ime këtu të jetë e dobishme për mua, fillimisht për rritje profesionale, por edhe të arrij t’i lë diçka kësaj federate që më ka dhënë këtë mundësi, për të luajtur në një Europian”, – shtoi më tej trajneri i Shqipërisë U-17.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-17, Andrea Tedesco, do të qëndrojë në Tiranë përgjatë kohës që do të drejtojë ekipin, për të qenë i angazhuar me përgatitjet për finalët evenimentit madhor që zhvillon FSHF dhe UEFA në Shqipëri, Kampionati Europian U-17.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 5 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 5 minutash

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 6 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 7 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 8 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 9 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.