Tirana ka arritur që të zhbllokojë duelin në transfertë ndaj Bylis. Skuadra që udhëheq kampionatin këtë sezon ka shënuar në minutën e 26-të.
Cobinah shkëputet mjaft mirë në zonën e mallakastriotëve dhe me një goditje akrobatike arrin që ta dërgojë në rrjetë. Një gol i rëndësishëm për bardheblutë që vuanin humbjen e rasteve.